E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiago Silva tek Milani në fund të sezonit

Milano - Qendëmbrojtësi brazilian, Tiago Silva, pritet të transferohet tek skuadra e Milanit në merkaton e verës. Lajmi për marrëveshjen e klubit italian me futbollistin është publikuar sot nga Spor Tv. Televizioni publikon se marrëveshja është arritur me kuqezinjtë e Milanit, dhe lojtari do të kalojë në kontinentin e vjetër vetëm në merkaton e verës.

Për lojtarin brazilian interesohen mjaft ekipe në Europë, ku midis të tjerave është edhe ai i Interit. Për marrëveshjen me lojtarin ndikim shumë të madh kanë edhe ish-futbollistët e Milanit, Leonardo, Kafu dhe Serxhinjo.

Tiago Silva nuk do të transferohet dot në Milano në muajin janar, për shkak se është ekstrakomunitar, dhe skuadra kuqezi e ka plotësuar numrin e tyre. Detaje për transferimin e lojtarit nuk bëhen publike nga burimet e lartpërmendura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›