Juventusi vazhdon tratativat në tregun anglez
Torino - Të gjithë drejtuesit e Juventusit janë vënë në lëvizje për merkaton e janarit. Seko ndodhet me mision në Londër për të biseduar rreth disa futbollistëve. Nga skuadra bardhezi priten edhe largime në këtë merkato.
Qëllimi kryesor i “Zonjës së Vjetër” është arritja e një marrëveshjeje me futbollistin francez të Arsenalit, Uilliam Galas. Lojtari ndodhet në konflikt me drejtuesit e “topçinjve”, dhe dëshira e tij më e madhe është të largohet një orë e më parë nga kjo skuadër.
Me prioritet shihet edhe transferimi i Tiagos tek skuadra e Portsmuthit. Futbollisti aktualisht është duke ngrohur stolin, gjë të cilën po e bëm prej kohësh.
Në planet e merkatos së verës është edhe trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez. Spanjolli po përflitet ditët e fundit për të zëvëndësuar Klaudio Ranierin tek “Zonja e Vjetër”.