Bekenbauer elozhe për ekipin e Bajernit të Mynihut
Mynih - Presidenti i Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer, thur elozhe për të gjithë futbollistët e tij pas fitores në Francë me Lionin 3-2. “Kaizeri” i futbollit gjerman është shprehur mjaft optimist për mediat për të fituar edhe Ligën e Kampioneve.
“Skuadrën e Bajernit e shoh mjaft të denjë për të fituar Ligën e Kampioneve, -shprehet Bekenbauer. Jemi në të njëjtat nivele me më të mirët e Europës. Jemi duke kaluar momente të mrekullueshme, dhe jemi të gatshëm për t’i mundur të gjithë, madje edhe Barcelonën”.
Më tej ai shprehet me superlative për lojtarët e tij, duke thënë: “Kush ka një treshe më magjike se ne? si Filip Lahmi, Ze Roberto apo Frank Riberi? Më thoni një skuadër tjetër që ka dy sulmues të tillë si Luka Toni dhe Miroslav Klose?”
I pyetur nga gazetarët për të ardhmen e Podolskit, ai është shprehur: “Nuk mund të pengojmë të shkojë një futbollist i cili nuk ndjehet i lumtur sepse aktivizohet pak”.
Me këtë deklaratë të fundit, ai i hap rrugën skudrave të Romës, Juventusit dhe Fiorentinës, të shpejtojnë për të marrë shërbimet e lojtarit.