E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba deklaron dhe një herë simpatinë për Murinjon

Londër - Futbollisti i Çelsit, Didier Drogba, ka lëshuar dhe një herë sinjalet drejt Milanos. Në një intervistë për të përditshmen italiane, Corriere dello Sport, ai rideklaron dashurinë e tij për trajnerin Murinjo. Vetë futbollisti ishte pjesë e Çelsit në kohën që ky ekip drejtohej nga Portugezi.

Drogba shprehet: “Me Murinjon kemi kaluar momente fantastike, si jashtë ashtu edhe brenda në fushë”.

Gjatë kohës së largimit të Murinjos nga blutë e Londrës, u përfol shumë edhe për një largim të lojtarit nga Bregu i Fildishtë. Raportet e tij me pasardhësin e portugezit nuk është se ishin në nivelet më të mira. Gjatë asaj kohe vetë futbollisti është shprehur se ambienti i skuadrës pas largimit të Murinjos i dukej bosh.

Aktualisht për të janë të interesuara mjaft skuadra, ku midis të tjerave ishte edhe insistimi i Realit të Madridit. Me blerjen e Huntelarit tashmë madrilenët duket se i kanë mbyllur hesapet me sulmin. Zikaltërit kanë rrugën e lirë, dhe pritet të bëjnë së shpejti një kërkesë zyrtare tek skuadra e Çelsit për Drogbanë. Presidenti Morati është shprehur disa herë se tek skuadra e tij do të afrohet një sulmues i kalibrit të parë, dhe Drogba është një kandidaturë potenciale për qëllimet e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›