E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, Ronaldo ose Iniesta

Lionel Messi do të sfidohet nga Cristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta për Topin e Artë 2012.

Treshja e yjeve nga La Liga janë përcaktuar si finalistë në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë. Messi ka fituar në tre herët e fundit dhe aktualisht gjendet në kuotën e 82 golave gjatë këtij viti, në ndjekje të rekordit prej 85 nga legjenda gjermane, Gerd Muller.

Rivali i tij kryesor Ronaldo ishte futbollisti më meritori në triumfin e Real Madridit në La Ligë edicionin e shkuar. Kurse, Iniesta udhëhoqi Spanjën drejt fitores në Euro 2012, e më pas u zgjodh futbollisti më i mirë i garës kontinentale.

Fituesi do të shpallet më 7 janar në Zurich.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›