E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, ofertë për Lewandowskin

Lajmi ka qarkulluar për një kohë të gjatë por tani mund të thuhet se është bërë edhe zyrtar.

Juventus është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc.

“Po, Juventus ka paraqitur një ofertë për Lewandowskin”, deklaroi Zorc për Kicker.de. Ylli polak ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2014 por spekulohet se mund të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij stinori. Për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe Manchester United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›