Balotelli nuk do të largohet nga City

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka insistuar se nuk ka ndërmend të shet Mario Balotellin.
Ylli italian realizoi gol në fitoren 2-0 ndaj Wigan Athleticut të mërkurën. Kurse, pas takimit Mancini mohoi mundësinë e largimit të Balotellit nga Itihad Stadium. I pyetur nëse mund të shet Balotellin në janar, Mancini u përgjigj: “Jo”.
Ai shtoi: “Jam shumë i lumtur për të sepse shënoi golin e tij të parë këtë stinor, dhe ishte gol shumë i rëndësishëm për ne”. Goli që realizoi ndaj Wiganit ishte i pari për Balotellin në Premierligë prej kur realizoi dy herë kundër Sunderlandit në fund të marsit.