Scolari, selektor i ri i Brazilit

Felipe Scolari është selektori i ri i kombëtares së Brazilit. 64-vjeçari është emëruar në krye të pankinës së pesë herë kampionëve të botës duke zëvendësuar Mano Menezes, të shkarkuar nga detyra vetëm një javë më parë.
Scolari pritet të firmosë kontratën, ndërsa kthehet në krye të “Selecao” pas më shumë se dhjetë vitesh kur u largua si kampion bote me triumfin në Botërorin 2002 të zhvilluar në Korenë e Jugut dhe Japoni.
Me këtë zgjedhje Federata Braziliane e Futbollit kërkon t’i jap fund të gjitha polemikat që kanë shoqëruar skuadrën në vitet e fundit, kjo edhe për shkak të rezultateve të dobëta të viteve të fundit.