E Diel, 1 Nëntor 2026

ZVICER SHQIPERI 2-0.Amatorë në mbrojtje. Kuqezinjtë pula të lagura nga shiu i Lucernës

Vëmendja e të gjithë futbolldashësve shqiptarë është e përqendruar tek ndeshja Zvicër Shqipëri, takim i vlefshëm për eliminatoret e botërorit Brazil 2014 . Ky takim ka ngjallur interes të veçantë edhe për faktin se në radhët e zviceranëve ndodhen pesë lojtarë me origjinë shqiptare. Por ajo që ka rëndësi është fakti se kuqezinjtë e trajnerit De Bazi, ndonëse luajnë në transfertë ndihen si në shtëpi, pasi Swissporarena e Lucernës është e mbipopulluar nga shqiptarët që banojnë në Zvicër dhe në Europë.

ZVICER -SHQIPERI 2-0

Shënues: Shaqiri 23′, Inler 68′ (11-m)

ZVICRA: Benaglio; Lichtsteiner, Djourou, Von Bergen, Rodriguez; Behrami (Xhemaili 73′), Inler; Shaqiri, Xhaka (Drmic 91′), Stocker (Mehmedi 79′) Derdiyok.Trajner: O. Hitcfeld

SHQIPERIA: Ujkani; Lila, Dallku, Cana, Mavraj; Kukeli (Hyka 72′), Agolli; Bulku, Vila (Roshi 55′), Meha, Bodgani (Çani 55′). Trajner: XH. De Biazi

Gjyqtarë: O.Haegan, Z.Szekely, O.ovre (Rumani)

Kartonë të verdhë: Behrami,Derdiyok, Stocker, Dallku

Minutat

18′- Alban Meha nga distanca gjuan bukur, grushton portieri Benaglio.

23′- Xherdan Shaqiri ka perfituar nga nje gabim i mbrojtjes dhe shenon,1-0. Futbollisti shqiptar ndonese ka shenuar nuk ka preferuar te festoje, gje te cilen e ka bere familja e tij ne shkallet e stadiumit.

29′- Bulku provon nga distanca, grushton portieri Benaglio.

38′- Xhaka diagonalisht, gjuan, topi perfundon ngjitur me shtyllen e portes se Ujkanit dhe jashte.

Pjesa e pare mbyllet, 1-0.

55′- De Biazi ben dy zevendesime dalin Vila dhe Bogdani, hyjne Roshi dhe Çani

67′- Dallku nderhyn gabimisht ndaj Stocker dhe gjyqtari jep nje 11-metersh, disi i dyshimte.

68′- Inler nga pika e bardhe, gjuan dhe shenon 2-0.

72′- De Biazi ben zevendesim e trete, hyn Hyka ne vend te Kukelit.

80′- Lorik Cana ne pozicion ballor nga 20 metra gjuan fort, grushton portieri.

81′- Mehmedi i vetem me Ujkanin nuk arrin te shenoje.

84′- mbrojtja shqiptare gabon lehte, Xhaka kopjon Mehmedin, nuk shenon, ndonese ishte i lire.

Perfundon Shqiperia mundet 2-0 nga Zvicra

Shqipëria shkoi e fryrë drejt Zvicrës dhe para kësaj sfide u bë një luftë e madhe mediatike kryesisht me pesë shqiptarët që luajnë me Zvicrën. Por pas fitores në premierë me Qipron vjen dështimi me Zvicrën. De Biazi kishte bërë ndryshime për këtë sfidë, por kuqezinjtë u treguan amatorë në mbrojtje dhe të paqartë në fazën ofensive.  U ankuam tek tradhtaret që luajnë me Zvicren, por u ndeshkuam nga vetvetja, pasi në rastin e parë ishte një gabim i dyshes Cana-Mavraj, që i dhanë rastin Xherdan Shaqirit që në minutën e 23-të të shënonte golin e parë. Shaqiri u rezervua në festim,  por vëllali dhe nëna e tij e festuan golin e Xherdanit.  Pjesa e parë mbyllet 1-0. Në pjesën e dytë trajneri De Biazi bën ndërhyrje në formacion, por asgjë nuk ecën. Shqipëria tregohet anemike dhe në vend që të përqendroheshim në sulm ngjeshemi në mesfushë. Në minutën e 67-të Dallku bën bllofin e radhës në mbrojtje, ku në mënyrë të kotë ndërhyn gabimisht ndaj  Stocker dhe gjyqtari jep  11-metërsh. Kapiteni Inler shënon nga pika e bardhë. Shqipëria në Zvicër u bazua tek gjuajtjet sporadike nga distanca, por portieri zviceran ishte në krye të detyrës. Kuqezinjtë shfryhen lehtë në Zvicër dhe zhgënjejnë interesin e madh të tifozëve të cilët në Lucernë krijuan një atmosferë më të ngrohtë se në Qemal Stafa. Nëse ndaj Qipros u ndiem krenarë për kuqezinjtë, ndaj Zvicrës amatorizmi nga kthen me këmbë në tokë. Në fund të ndeshjes rezultati do të ishte më i thellë në rast se Mehmedi apo Xhaka nuk do të falnin. Të du shqiptarët e Zvicrës e kishin shumë të lehtë, por mbase ata kanë preferuar që ta lenë më dy dhe tu shpëtojnë sharjeve të tifozëve kuqezi. Rasti i Xhakës në minutën e 84-t ishte i qartë për zemërgjerësi, pasi sulmuesi në vend që ti afrohet, i largohet topit, në një pozicion vetëm e vetëm me Ujkanin.

De Biazi: Na ndëshkuan gabimet tona
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi pohoi se priste një tjetër Shqipëri, por mori një tjetër . Kjo ishte ndeshje që të vjen keq ta humbasësh. E nisëm me kontroll loje, por bëmë dy gabime. Dhe Zvicra nuk të fal. Mund të luaja edhe në sulm, por do vetëvriteshim. Goli i pari erdhi pas karambolit mes dy mbrojtësve të qendrës, edhe i dyti, sërish pas një gabimi tonë. Tani duhet të shohim përpara, të gjejmë forca e të reagojmë. Kemi ndeshje të tjera. Do të përpiqemi të jemi më shumë skuadër dhe ti ndreqim gabimet tona, që ndaj Zvicrës na kushtuan rëndë, deklaroi pas ndeshjes De Biazi.

Behrami: Shqipëria është luftarake
Si jeni, mirë? Kështu e nisi Valon Behrami prononcimin e tij për Supersport. Unë jam krenar për tifozët tanë. Dua të flas me ta, por ata nuk duan të flasin me mua. Ne u kemi dhënë imazhin e mirë shqiptarëve në Zvicër. Shqipëria është luftarake, por ne kemi ekip më të mirë dhe jemi në rrugën e mbarë për në finalet e Botërorit të Brazilit, ka nënvizuar Behrami, i cili më tej është ngacmuar për tatuazhin me shqiponjë që mban në këmbë. Jam krenar që jam shqiptar. Shqiponjën e kam bërë pas luftës. Shtëpia ime është në Kosovë, familja ime është atje. Unë jam shumë krenar për kët!, vijoi Behrami.

Cana: Vendosi goli i Shaqirit

Sipas Lorik Canës, ishte goli i Xherdan Shaqirit, ai që vendosi ndeshjen.

Goli i parë ndryshoi shumë. Futbolli është i tillë, mund të jetë i pamëshirshëm. Ne ishim më të mirë deri te goli. Pas golit filluam të çlirohemi. Ky gol bëri shumë diferencë. Edhe në pjesën e dytë bëmë gabim në pësimin e golit. Zvicra nuk tregoi shumë nga loja. Ne duhet të shikojmë përpara, dhe të përmirësojmë gabimet. Në tetor kemi dy ndeshje nga të cilat kërkojmë 6 pikë, deklaroi Cana.

Xherdani: Nuk festova, jam kosovar!

Autori i golit të parë për Zvicrën në ballafaqim me Shqipërinë, Xherdan Shaqiri, pas ndeshje tha se është i lumtur me fitoren.

Ne e kemi ditur që ka me qenë lojë emocionale për neve. Shumë kanë shkruar mediat.

Ishte momenti i mirë që shënova, por i keq për Shqipërinë, ka thënë Shaqa.

Ai sqaroi edhe pse nuk ka festuar. Nuk kam festuar, këtë e patë edhe ju. Kam respekt edhe për Shqipërinë. Familja ime është nga Kosova. Shumë më kanë quajtur tradhtar, por shumë nuk e dinë realitetin, duhet ditur realitetin, e më pas me e folur, ka thënë futbollisti nga Gjilani. (ORAinfo)

Xhaka: Babë e nanë i kam shqiptarë!

Nuk ka qenë lehtë të luajmë kundër Shqipërisë. Gjakun e kemi shqiptar. Babën e nanën shqiptarë. Këta na njohin dhe e dinë që jemi shqiptarë, ka thënë pas ndeshjes Granit Xhaka, i cili qëllimisht nuk deshi të shënoj në një rast të mirë.

Ai nuk preferoj të vërehej shumë në fushë!

Shqipëria skuadër e fortë, shumë lojtarë të rinj, ishalla vazhdojnë kështu. Ishalla shkojmë në Brazil ne, ka thënë prishtinasi Granit Xhaka.

GRUPI E

ZVICER – SHQIPERI 2-0

QIPRO – ISLANDE 1-0

NORVEGJI – SLLOVENI 2-1

Renditja

1. Zvicër 2 2 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›