E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi dhe Del Bosque favoritet per Topin e Arte 2012

Sot në mbrëmje, në orën 19:00, do të njihet fituesi i Topit të Artë FIFA 2012 në mbrëmjen gala që do të zhvillohet në Kongresshaus, në Zyrih të Zvicrës.

Leo Messi është favoriti i madh për këtë trofe individual dhe për të bërë historinë duke arritur ta fitojë këtë çmim për herë të katërt radhazi. Rivalët e tij janë Andres Iniesta dhe Cristiano Ronaldo.

Përsa i përket trajnerëve, Vicente Del Bosque është favoriti kryesor për të fituar titullin si trajneri më i mirë i vitit. Tekniku i Spanjës pritet të lërë pas Pep Guardiolën dhe Jose Mourinho.

Përveç këtyre dy çmimeve, do të shpallet edhe formacioni më i mirë i vitit i përzgjedhur nga FIFPro, formacion që pritet të jetë i dominuar nga lojtarët e Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›