E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenhami nuk është super-market

Portieri i Tottenhamit, Brad Friedel beson se klubi do të lejojë largimin e mesfushorit Luka Modriç vetëm nëse arrin të gjejë një zëvendësim adekuat.

Modric spekulohet me transferim në Real Madrid por Friedel nuk beson se klubi londinez është vetëm ‘shitës’. Ai mendon se Modriç mund të largohet vetëm nëse klubi gjen dikë për ta zëvendësuar atë.

“Duke e njohur mënyrën e punës së kryetarit, nëse Modriç largohet atëherë skuadra duhet të ketë zëvendësuesin. Nuk jemi super-market, kjo është e sigurt”, deklaroi Friedel për talkSPORT.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›