E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan planifikon përforcime

Milan synon të sjellë përforcime të konsiderueshme pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Kampioni i Italisë nuk e ka startuar në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serie A dhe aktualisht gjendet në pozitën e 15-të, me vetëm 5 pikë nga pesë ndeshje.

E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka njoftuar të shtunën se Milan synon të sjellë katër përforcime në janar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës, Maxwell, mesfushorin e Fiorentinës, Riccardo Montolivo dhe Sami Khedira nga Real Madrid si dhe sulmuesin e Juventusit, Amauri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›