Hughes ëndërron Chelsean

Mark Hughes ka pranuar se dëshiron që një ditë të bëhet menaxher i Chelseas. Hughes shënoi 39 gola në 123 paraqitje për gjigantin londinez në vitet e 90-ta, ndërsa i ndihmoi klubit të fitojë FA Cup, Kupën e Fituesve të Kupës dhe Kupën e Ligës.
46 vjeçari më pas filloi karrierën si trajner dhe deri më tani ka udhëhequr Uellsin, Blackburnin, Manchester Cityn dhe së fundmi Fulhamin. Ai ka pranuar se ëndërron që një ditë të udhëheqë skuadrën nga Stamford Bridge.
“Do të ishte shumë mirë. Chelsea është klub me të cilin kam lidhje të veçantë”, tha Hughes për Chelsea TV.