Falcao ‘mëson’ në Atletico

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao beson se është duke u përmirësuar edhe më tepër si futbollist pas transferimit në klubin madrilen dhe është i kënaqur me rolin e sulmuesit të vetëm në skuadrën e tij të re.
Ylli kolumbian iu bashkua Atleticos nga Porto gjatë verës dhe është përshtatur shumë mirë në Vicente Calderon.
“Jam duke mësuar shumë nga bashkëlojtarët e mi në Atletico dhe gjithçka është duke funksionuar mirë, jam shumë i lumtur”, tha Falcao për EFE.