E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi i afrohet Mullerit

Me dy golat që shënoi në fitoren 4-0 ndaj Levantes të dielën mbrëma, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi iu afrua gjithnjë e më tepër rekordit të legjendës gjermane Gerd Muller i cili realizoi 85 herë brenda një viti kalendarik.

Argjentinasi kundër Levantes shënoi golat e tij 81 dhe 82 të vitit 2012 dhe tani është vetëm tre shënime larg barazimit të rekordit.

Paraqitja e shkëlqyeshme e Messit ndihmoi Barcelonën të krijojë epërsi prej 11 pikëve ndaj kampionit në fuqi Real Madridit në La Ligë kurse skuadra vazhdon të ndiqet nga Atletico Madrid që ka tre pikë më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›