Kuytit i pëlqen pasioni turk
Sulmuesi i Fenerbahces, Dirk Kuyt ka lavdëruar pasionin e futbollit dhe tifozëve turk. Reprezentuesi holandez iu bashkua Fenerbahces gjatë afatit kalimtar të verës nga Liverpool.
Dhe, deri më tani ka theksuar se është shumë i kënaqur me aventurën e tij në Stamboll.
“Jam një prej futbollistëve më me përvojë në ekip. Së bashku me Raul Meirelesin dhe Mehmet Topalin, i cili luajti për Valencian, më duhet të udhëheq skuadrën. Djelmoshat kanë zemër dhe pasion, njësoj sikurse tifozët. A jam pikë referimi? Mund të them se po”, deklaroi Kuyt për mediet turke.