Drita u rikthehet fitoreve

Vendasit e kanë nisur furishëm takimin duke rrezikuar portën e mitrovicasve nëpërmjet Ismet Ramushit. Përkundër iniciativës së Dritës, ‘Xehetarët’ ishin ata që kaluan të parët në epërsi në minutën e 28-të me golin e Erdin Hashanit.
Mirëpo me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 50-të vendasit barazuan rezultatin me një gol të bukur të Genc Rermaxhajt.
Por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë pasi vetëm pesë minuta më vonë mysafirët sërish kaluan në epërsi me golin e Visar Shkupollit.
Përkundër golit të pësuar vendasit nuk u dorëzuan. Ata barazuan rezultatin në 2:2 menjëherë me golin e realizuar nga zëvendësuesi Ruhan Funiqi, i cili ishte edhe më meritori për fitoren e Dritës.
I njëjti futbollistë vetëm disa minuta më vonë asistoi për Emir Ramën i cili kaloi Dritën për herë të parë në epërsi në këtë takim 3:2. Fitoren gjilanasve ua siguroj Foniqi i cili në minutën e 81-të ngriti epërsinë e Dritës në 4:2 derisa realizoi golin e dytë personal të tij.
Me këtë fitore Drita ka tubuar 16-të pikë duke u renditur e treta në tabelë derisa Trepça mbetet në kuotën 14-të pikëve.