Casillas, 70 pritje në Nou Camp (video)

Por, gardiani i portës së gjigantit madrilen ka një statistikë në favor të tij sa i përket përballjeve me Barcelonën e Messit. E përditshmja sportive spanjolle AS, ka njoftuar të shtunën se Casillas ka realizuar 70 pritje në 15 duele në Nou Camp. Atij ‘ia do’ më tepër në udhëtim te gjiganti katalan se sa në El Clasicot e zhvilluar deri më tani në Santiago Bernabeu.
Casillas në Nou Camp ka pranuar 28 gola për dallim nga 30 në Bernabeu. Nëse kujtohen fitoret e fundit të Realit ndaj Barcelonës, fillimisht në El Clasicon e fundit të sezonit të shkuar të fituar nga Reali në Nou Camp me rezultat 2-1, dhe fitoren me po të njëjtin rezultat në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës në Santiago Bernabeu, Casillas ka qenë gjithnjë vendimtar.
Me pritjet e tij Reali ka mbetur në lojë kurse me shënimet e Cristiano Ronaldos dhe shokëve të tjerë të skuadrës arriti fitore të rëndësishme që u përcollën me tituj të fituar. Të dielën në Nou Camp, Casillas duhet të jetë sërish në nivel të detyrës.