E Diel, 1 Nëntor 2026

Messina: Po investojme per turizmin, kulturen dhe rinine

Rektori i EUFT-se, Salvatore Messina, sqaroi gjithashtu diten e djeshme se nje pjese e rendesishme integrale e "Shqiperia eshte kulture" jane edhe studentet e ketij universiteti, te cilet do te sherbejne ne terren, gje qe do te jete edhe ne funksion te karrieres se tyre. "Qe prej dites sone te pare kur ne nisem punen tone ketu, jemi duke investuar ne tre drejtime, nga kater qellimet kryesore te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve; turizmin, kulturen dhe rinine", sqaroi Messina. Ne kuader te ketij aktiviteti do te zhvillohet gjithashtu Konferenca e Dyte Nderkombetare me titull "Turizmi i qendrueshem dhe zhvillimi lokal". Konferenca e pare e ketij lloji eshte mbajtur vitin e kaluar, ku eshte diskutuar per kapitalin njerezor, ndersa kete vit, sikurse u be e ditur, do te flitet per strategjite, politikat dhe burimet qe i nevojitet Shqiperise per ne BE. Kjo konference do te zhvillohet per dy dite ne qytetin e Apolonise, ndersa me pas ajo do te zhvendoset ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›