E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Shqipërisë: Ikën Tomori nga të superligës, të tjerët vazhdojnë më tej

Të mërkurën u luajtën edhe ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së 60-të të Shqipërisë, pas së cilave u përcaktuan edhe skuadrat e kualifikuara për më tej. Kujtojmë se në këtë tur u përfshinë për herë të parë në këtë edicion edhe skuadrat e superligës, nga të cilat u largua Tomori, që u eliminua nga Luftëtari i kategorisë së parë. Të tjerat, pjesë përbërëse e superligës në sezonin 2011-2012, nuk patën asnjë problem, por do të vazhdojnë më tej në këtë kompetuicion. Sa u takon rezultateve, bie në sy fitorja e thellë, në shifra tenistike e Flamurtarit ndaj Bilisht Sportit, ashtu sikurse edhe ajo e Laçit ndaj Skraparit, me shifrat 8-2. Thellësisht ka fituar edhe Tirana ndaj Himarës, 7-1, por edhe Shkumbini ndaj Burrelit, 7-0. E vetmja ndeshje e kthimit, që nuk u luajt të mërkurën, ishte ajo e Korçës, mes Skënderbeut vendas dhe Tërbunit, për shkak se nuk udhëtoi skuadra pukjane, për shkak të largësisë gjeografike. Për pasojë, ajo që pritet, është fitorja 3-0 e korçarëve në tavolinë, të cilët vijojnë më tej. Para një jave u lajtën ndeshjet e para të këtij turi, në të cilin merrnin pjesë 32 skuadra, të nda­ra në 2 grupe, A dhe B. Për të vijuar më tej në Kupën e Shqipërisë janë kualifikuar tashmë 16 skuadra, të cilat do të hidhen në short i lirë për të përcaktuar 4 grupet e turit pasardhës. Java e parë e ndeshjeve në grupe do të luhet më 19 tetor. 2 të parat e çdo grupi kualifikohen për në turin pasardhës, ku sërish skuadrat ndahen në dy grupe. Sër­ish kualifikohen 2 të parat e çdo grupi, që luajnë në gjysmëfinale (short i lirë). Finalja e Kupës së 60-të të Shqipërisë luhet më 17 maj. Ja dhe rezultatet teknike të ndeshjeve të turit të parë të Kupës (në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para).

 

GRUPI A

Skënderbeu Tërbuni 3-0 (2-1)

Gjyqtar: E.Demiraj

 

Vllaznia Butrinti 2-0 (3-2)

Gjyqtar: R.Pjetrushi

 

Tirana – Himara 7-1 (3-0)

Gjyqtar: S.Greca

 

Kastrioti – Gramshi 2-1 (2-1)

Gjyqtar: O.Sokoli

 

Shkumbini – Burreli 7-0 (1-2)

Gjyqtar: F.Xhemalaj

 

Pogradeci – Ada 2-0 (2-1)

Gjyqtar: E.Kello

 

Kamza – Lushnja 1-0 (1-2)

Gjyqtar: I.Zhuli

 

Besa – Besëlidhja 2-0 (2-0)

Gjyqtar: A.Koçi

 

GRUPI B

Flamurtari – Bilisht S. 11-0 (4-1)

Gjyqtar: G.Ruçi

 

Laçi – Skrapari 8-2 (3-0)

Gjyqtar: E.Qerimaj

 

Bylis – Iliria 1-1 (6-1)

Gjyqtar: E.Halo

 

Teuta – Kukësi 3-1 (1-1)

Gjyqtar: A.Kamberaj

 

Dinamo – Vlora 3-0 (3-0)

Gjyqtar: P. Lapi

 

Tomori – Luftëtari 0-0 (0-1)

Gjyqtar: H.Llapra

 

Apolonia – Gramozi 3-1 (5-1)

Gjyqtar: G.Nora

 

Elbasani-Mamurrasi 3-1 (0-1)

Gjyqtar: B.Kaimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›