E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cili është më i keqi? Bush, i pesti nga fundi

Në përfundim të mandatit
të dytë presidencial të
Presidentit Bush, pyetja
më normale që mund të bëhet
është: çfarë vendi do të zërë ai
në listën e gjatë të presidentëve
amerikanë? Sigurisht që do të
ketë shumë renditje në të ardhmen
e afërt dhe të largët, por për
momentin e përditshmja britanike
"The Times" ka bërë sondazhin
e saj, duke organizuar për këtë një
panel gazetarësh dhe personash
të njohur të medias ndërkombëtare.
Renditja që ata duhet t‘u
bënin presidentëve do të niste me
më të madhin, pra me më të rëndësishmin
e të famshmin e do të
përfundonte me Presidentin me
më pak reputacion e stimë nga të
gjithë. Sigurisht që për të dhënë
një vlerësim të saktë, analiza që
u bëhet presidentëve duhet të
jetë shumëdimensionale, pra që
nga arritjet që kanë pasur ndikim
vetëm përgjatë kohës që ata kanë
qenë në detyrë, e deri te vendimet
që kanë marrë e që kanë ndikuar
në ndryshimin e rrjedhës së
historisë, të tilla si vendime për
luftëra, paqe, apo aleanca afatgjata.
Të merresh me renditje është
gjithmonë një detyrë jo fort e
lehtë, por të rendisësh presidentët
e një vendi, për më tepër kur
bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, është shumë më
e vështirë, pasi pa përjashtim të
42 zotërinjtë që kanë qeverisur
Amerikën, pavarësisht arritjeve,
apo dështimeve në karrierën
e tyre të gjatë, të stërgjatë, apo
të shkurtër kanë qenë persona
shumë të rëndësishëm, të cilët
kanë ndikuar në zhvillimet e një
vendi kaq të madh dhe jo vetëm.
Në renditjen e gazetës, Regan ka
qenë nga ata ish-presidentë që
kanë marrë më pak vlerësim, për
shkak të filozofisë së tij ekonomike
që mund të fajësohet për një
numër të madh problemesh, me
të cilat ekonomia dhe financat
po përballet aktualisht. Ndërsa
Klinton qëndron shumë më lart
për shkak të skontimit që ai i
bëri deficitit federal. Por cilado
qofshin vlerësimet e sondazheve,
apo paneleve të ndryshme,
amerikanët e kanë bërë tashmë
vlerësimin e tyre me monumentet
në malin Rushmore, apo
me vendosjen e burrave më të
mëdhenj të kombit të tyre në
monedhën vendase. Për sa i përket
sondazhit aktual, Presidenti
i konsideruar si më i "keqi" i
historisë amerikane është James
Buchanan (demokrat) për mosparandalimin
e Luftës Civile, që
edhe pse ishte gabimi i vetëm prej
tij, ishte më i madhi në histori.
Ndërsa Presidenti aktual Bush,
është i pesti. Arsyeja: luftërat e
stërzgjatura e me kosto të mëdha
në jetë njerëzish në Afganistan
dhe në Irak që konsiderohen si
dështimet më të mëdha historike
të SHBA-së. Dhe sigurisht pas
këtyre vjen menaxhimi i keq i
pasojave të uraganit Katrina dhe
përmbysja e tregjeve financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›