Shqipëria, interesat më të larta të kredisë në rajon
09/04/2010 Raporti Bankës Botërore rreshton vendin tonë para të gjithë Evropës
Shqiptarë paguajnë një normë interesi prej 14.1%, ndërsa në Evropë vetëm 6.9%
Një raport i fundit i Bankës Botërore, i publikuar vetëm pak ditë më parë, dëshmon se interesat e kredive në Shqipëri janë më të lartat në rajon. Sipas raportit të titulluar “Ndërtimi i Konkurrencës në Shqipëri”, thuhet se kostoja e kredive në Shqipëri është më e larta në Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Shifrat e publikuara në këtë raport tregojnë se në normat e interesit në Shqipëri arrijnë në 14.1 për qind, pra shumë të larta se vendet e tjera të monitoruara nga BB. Në vendet e Evropës Juglindore, rezulton se norma e interesit të kredive është në masën 9.8 për qind, në vendet e Evropës Qendrore kjo normë është 6.9 për qind, ndërsa në vendet Baltike vlera e saj arrin në 8.1 për qind. Të dhënat e publikuara në raport tregojnë se bizneset dhe individët janë ngarkuar me kosto shtesë pikërisht për shkak se bankat në Shqipëri kanë mbajtur fitimet më të larta në rajon. Diferenca mes normës së interesit që bankat aplikojnë për kreditë dhe asaj që ato paguajnë për depozitat është në Shqipëri, plot 3 pikë përqindje më i lartë se vendet e tjera të rajonit. Normat e interesit mbeten shumë të larta në monedhën vendase lekë, dhe pikërisht për shkak të këtyre kostove të larta, kredia në Shqipëri është orientuar në pjesën dërrmuese drejt valutës, që mbetet një risk konstant për shkak të goditjeve të kursit të këmbimit. Disa ekspertë thonë se normat e larta të interesit që bankat i ngarkojnë biznesit dhe individëve mund t’i atribuohen edhe kërkesës së lartë që ka pasur ekonomia për financime.
Fullani
Marrëdhënia jo transparente e bankave të nivelit të dytë me klientët vazhdon të mbetet një problem thelbësor, i cili është pranuar edhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, cili thekson se ky problem po përmirësohet dhe BSH po punon për uljen e kostove bankare.