E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani, kupa tjetër gjë

04/04/2005  Katër sfida me Teutën dhe katër fitore. Duket se skuadra bregdetare është bërë “viktima” e preferuar e të kuqve, në këtë sezon. Dhe tashmë Partizani pas fitores së katërt në këtë kampionat me “djemtë e detit”, i është rikthyer Kupës. Dhe si për koiçidencë, skuadra durrsake do të jetë kundërshtari i Partizanit në Kupë. Pikërisht të mërkurën, skuadra e kuqe do të udhëtojë drejt qytetit bregdetar për të luajtur aktin e parë të gjysëmfinales së dytë të Kupës së Shqipërisë, që përkon me sfidën e pestë ndërmjet dy skuadrave, brenda një sezoni. Pas fitoreve në kampionat Partizani do të kërkojë fitoren e pestë, këtë herë në Kupë. Gjithsesi, ndeshja e Kupës do të jetë disi ndryshe. Katër fitore në kampionat i kanë vlejtur 12 pikë Partizanit, por në Kupë gjihçka ndryshon, ndaj pritet që sfida e dyfishtë në këtë veprimtari të paraqesë mjaft interes. Këtë fakt e ka vlerësuar edhe tekniku i Partizanit, Sulejman Mema, i cili e ka klasifikuar si të veçantë ndeshjen e Kupës. Sipas tij, në Durrës do të harroet çdo gjë. Katër fitoret në kampionat nuk do të kenë asnjë vlerë, pasi këtu luhet për një vend në finale, në një kompecion që vlen njëlloj për të dyja skuadrat. Sipas Memës, ndeshjet e Kupës do të kenë një tjetër aromë, ndaj spas tij, skuadra do të bëjë mjaft kujdes. “Me fitoren e arritur në kampionat, mendoj se i kemi bërë një paraprirje të mirë sfidë së Kupës, pasi kjo na bën që të shkojmë më të karikuar dhe me moral më të lartë në Duurës – ka theksuar për Metropo Sport, tekniku i Partizanit Mema - Gjithsesi, të jeni të sigurtë se në Kupë do të jetë një tjetër përballje, një kapitull tërësisht i ri për t’u luajtur në 180 minuta. Do të jetë një sfidë delikate dhe e vështirë, pasi ky kompeticion mbetet objektivi i vetëm për të dyja skuadrat në këtë sezon. Në Kupë nuk tolerohet asnjë gabim. E theksoj, do të jetë një sfidë tepër e vështirë përballë një kundërshtari të fortë. Teuta tregoi se di të na vërë në vështirësi në Tiranë dhe kjo duhet t’i shërbejë futbollistëve, që ta marrin ndeshjen e Kupës me seriozitetin e duhur”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›