E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania monopol OSSH kërcënon debitorët, ndjekje penale në Prokurori

Masat nisin nga ndërprerja e energjisë deri në denoncim në prokurori për debitorët


Një ditë pas protestës së qytetarëve para zyrave të OSSH për faturat CEZ paralajmëron masa ekstreme për debitorët. Masat variojnë nga ndërprerja e furnizimit me energji deri te heqja e lidhjes e madje kallëzimi në prokurori. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes tashmë i privatizuar nga kompania CEZ ka justifikuar paralajmërimin e masave ekstreme ndaj të gjithë abonentëve

që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike me faktin se ka pësuar rënie të nivelit të arkëtimeve për shkak të mos shlyerjes së detyrimeve nga konsumatorët. Në fund të vitit 2009 ky tregues arriti në 76.4%.

Kërcënimi
OSSH do tu dërgojë të gjithë abonentëve debitorë një shkresë zyrtare në të cilën renditen masat që kompania do të ndërmarrë në rast se nuk shlyhet borxhi brenda 72 orësh.
Përmes këtij njoftimi ne i sugjerojmë konsumatorit të respektojë afatin që përcakton kjo shkresë zyrtare që do tu dërgohet abonentëve debitorë. Në rast të mosrespektimit të afatit 72 orësh që përcakton kompania, atëherë kompania është e detyruar të marrë masa ekstreme të cilat janë: Ndërprerja e energjisë elektrike, demontimi i linjës së furnizimit pra lënia pa kontratë furnizimi, njëkohësisht dërgimi në prokurori i të gjitha rasteve të konsumatorëve që rilidhin energjinë elektrike pa miratimin e organeve të OSSH-së. shpjegon Oligert Kume, drejtor i projektit të arkëtimeve në OSSH. Një tjetër element i projektit është krijimi i policisë private për mbrojtjen e punonjësve të OSSH-së dhe rrjetit të shpërndarjes si dhe publikimi i emrave të konsumatorëve debitorë, një masë kjo që do të prekë direkt imazhin e tyre.


Protesta
Rritja e çmimit të energjisë detyruar qytetarët e Tiranës të nisin protestat në rrugë. Pas ankesave pranë OSSH dhe ERE kryeqytetasit janë grumbulluar dje pasdite para zyrave të operatorit të shpërndarjes për të protestuar për faturat e energjisë. Qytetarët e njësive 1 dhe 2 në kryeqytet të protestojnë sot duke kërkuar anulimin e rritjes së energjisë. Protesta është zhvilluar para zyrës së OSSH në lagjen Ali Demi. Nën moton Vjedhja e buxheteve vendore nga OSSH qytetarët kanë deklaruar se rritja e çmimit të energjisë është bërë e papërballueshme për xhepat e tyre. Në mbështetje të qytetarëve ka qenë edhe deputetja e Partisë Socialiste Lindita Nikolli, aktualisht edhe kryetarja Njësisë Bashkiake nr.2. Sipas Nikollit protestat do të vazhdojnë deri në largimin e kësaj qeverie. Familjarët tanë, banorë të këtij komuniteti që vuajnë çdo ditë e më shumë këtë cilësi jete po përballen me momente nga më të vështirat, ku nuk gjejnë absolutisht asnjë lloj shprese për të ndërtuar jetën e tyre dhe për fëmijët e tyre. Ne sot jemi këtu për të protestuar ndaj këtij institucioni, ndaj kësaj qeverie që çdo ditë e më shumë po than shpresën tonë dhe të fëmijëve tanë. Jemi sot këtu për të vijuar çdo ditë me nga një protestë për ti thënë ndal dhe stop kësaj qeverisjeje të korruptuar dhe gënjeshtare. deklaroi Nikolli. Abuzimi me anë të faturave të energjisë tashmë është kthyer në një fenomen mbarë kombëtarë dhe ka zënë fill qysh nga privatizimi i OSSH. Sipas një qytetari në zonën e Bërrylit në kryeqytet, vetëm për një llambë shkallës fatura i ka ardhur me vlerën prej 250 mijë lekëve të vjetra. Pra, mënyra e organizimit të vjedhjes është thjeshtë. Ministrit Prifti, duke shfrytëzuar postin, ka lidhur një pakt me OSSH. Së pasi e ka siguruar OSSH nga hetimet e mundshme prej denoncimeve të qytetarëve, me kusht që ai të përfitojë nga paratë.


Ankesat
Sipas punonjësve në zyrat rajonale numri u ankesave nga qytetarët sa vjen edhe shtohet, madje ankesat kanë arritur nga 50 deri në 70 raste në ditë. Këto raste në pjesën më të madhe të tyre kanë të bëjnë me problemin e mbifaturimit të energjisë elektrike pasi kjo shkelje jo vetëm që nuk reduktohet nga OSSH por sa vjen edhe thellohet. Çdo ditë gjendja sa vjen dhe përkeqësohet pasi numri i qytetarëve është gjithnjë e në rritje Shprehen specialistë në një prej zyrave rajonale që ndodhet pranë pallateve Agimi. Qytetarët që kërkojnë zgjidhjen e problemit me mbifaturimit e energjisë elektrike deklarojnë se Që prej disa ditësh ata enden sa në një zyrë në tjetrën për të bërë ankesat  e faturave dhe asnjë masë nuk është marrë deri tani.


Zyra
Zyra e ankesave është  shkrirë dhe të gjithë qytetarët që duan të kryejnë një ankesë për problemin me faturat duhet të paraqiten pranë çdo zyre ku kryejnë edhe pagesën e energjisë elektrike. Sipas këtyre punonjësve të cilët refuzojnë të identifikohen me emër ky vendim është marrë së fundmi nga vetë Drejtori i ri i zyrës zonale të OSSH-së. Ky veprim sipas këtyre punonjësve është kaluar në përgjegjësi të zyrave rajonale ku duhet të plotësojnë një formular për të vazhduar më pas më ankesën me shkrim. Kështu shmanget në këtë mënyrë fluksi i madh i qytetarëve që më parë e dorëzonin në zyrën kryesore çdo ankesë që ata kishin në lidhje me mbifaturimin e energjisë,  leximin e gabuar nga operatorët të sahatit ose me faturat afrove.

Matës brenda prillit
Në 30 prilli është afati i fundit që Enti Rregullator i Energjisë i ka lënë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për eliminimin e faturimit afrofe. Nga të dhënat rezulton se kanë mbetur dhe 80 mijë abonentë pa matës të cilët duhet të pajisen brenda këtij muaji. Në rast se nuk respektohet afati atëherë kompani do të gjobitet. Nga informacioni i fundit që kemi marrë në kontakt me OSSH, ata kanë deklaruar se do ta plotësojnë angazhimin e tyre që deri në 30 prill të pajisin me matës të gjithë konsumatorët. Ky natyrisht është një detyrim me përgjegjësi sepse në rast se nuk e plotësojnë atëherë në bazë të vendimit të ERE , pas 30 prillit nuk njihet faturimi afrofe u shpreh Nepravishta. Kryetari Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka deklaruar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se eliminimi i faturimit afrofe do të çojë në kursimin e 200 milionë kilovat/orëve energji. Kjo pasi konsumatorët që nuk kanë matës shpenzojnë shumë më tepër energji se sa vlera e afrofesë. ERE e ka shtyrë disa herë afatin për eliminimin e faturimit afrofe, kjo për shkak të problemeve që ka hasur OSSH-ja gjatë pajisjes së abonentëve me matës.

Përllogaritja e humbjeve në rrjet
Përfshirja e humbjeve të energjisë si pjesë e tarifës e ka zanafillën që në vitin 2000 kur janë bërë për herë të parë planet e masave që hartoheshin nga KESH, aprovoheshin nga donatorët dhe miratoheshin nga qeveria. Metodologjia e ERE i përfshin humbjet si pjesë e kostos variabël. Realisht meqë tarifa përcaktohet këtë viti për vitin tjetër bëhet parashikim e sasisë së energjisë për të mbuluar humbjet dhe kjo sasi shumëzohet me koston mesatare që ajo ka blerë një vit më parë energjinë. Pra përdoret kostoja e një viti më parë dhe shumëzohet me sasinë e pritshme që do blerë për të mbuluar humbjet. Sipas deklaratës rregullatorë duhet të ulë humbjet 4 % në vit, supozojmë nëse humbjet këtë vit kanë qenë 29 vitin tjetër do kërkojë atë sasi që është 4 % më e ulët pra 25 %.

Ornela Manjani

Last Updated on E Premte, 09 Prill 2010 20:44

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›