E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësuesja, seks me qindra nxënës



Një mësuese e re në Hefei, në Kinën Qendrore, ka pranuar se ka joshur gjatë tri viteve punë qindra nxënës të moshës 16-17 vjeçare. Ngjarja është bërë problem pas këmbënguljes së nënës së një prej këtyre djemve, e cila e kishte parë djalin e saj të sillej në mënyrë të çuditshme dhe është interesuar me insistim mbi aktivitetin e tij derisa djali i rrëfeu marrëdhënien me mësuesen. Mësuesja është pezulluar. Profesoresha Kong është përgjigjur në adresën e saj mbi akuzat se ajo mund të ketë pasur marrëdhënieve gjatë këtyre tri viteve me 900 nxënës. “Të gjithë mund të kuptojnë se 900 vetë në tri vjet do të thotë një në ditë, ku i paskam gjetur gjithë këta djem? Por mund të ishte më e besueshme të thoshin njëqind në tre vjet. Këtë nuk e mohoj”, ka shkruar mësuesja. Ajo është një tridhjetëvjeçare, tërheqëse. “çfarë doni nga unë? Vetëm se kam pasur marrëdhënie me nxënësit e mi nuk do të thotë se kam shkuar me të gjithë. Kam përfituar nga ata, siç ata kanë përfituar nga unë”, shkruan ajo. Kundër Kong kanë denoncuar 54 prindër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›