Meta- Alkajah: Emiratet, investime ne Shqiperi
Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, priti dje ne nje takim ambasadorin e Emirateve te Bashkuara Arabe ne Republiken e Shqiperise, Abdelhadi Alkajah, rezident ne Athine, me rastin e paraqitjes se letrave kredenciale. Gjate takimit u vleresuan niveli i marredhenieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi, per zhvillime te reja ne te ardhmen ne rrafshin ekonomik dhe kryesisht ne fushen e investimeve. Treguesi konkret eshte dhe hapja se shpejti e Ambasades se Shqiperise ne Abu Dhabi. Kreu i diplomacise shqiptare shprehu falenderimet per mbeshtetjen e vazhdueshme qe pala emiratase ka dhene lidhur me financimin e projekteve me rendesi per Shqiperine, sic eshte edhe financimi i ndertimit te Aeroportit te Kukesit. Po keshtu ai falenderoi per angazhimin e Emirateve te Bashkuara Arabe, per te financuar nje pjese te rruges se re Tirane-Elbasan, permes fondit te Abu Dhabit. Gjithashtu ministri i Jashtem, shprehu mirenjohjen e qeverise shqiptare per kontributin qe Emiratet e Bashkuara Arabe kane dhene ne sherbim te paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone, duke ndaluar posacerisht ne njohjen qe i eshte bere nga ky vend shtetit te Kosoves.