Polonia, mbeshtetje Shqiperise per vizat dhe BE
Kryeministri Berisha, pret nje delegacion biznesi nga Polonia, kryesuar nga zevendesministri i Ekonomise, Rafal Baniak. Zyrtari i larte polak falenderoi kreun e qeverise per pritjen e ngrohte bere ketij delegacioni, qe kishte ardhur per te marre pjese ne Forumin e perbashket te biznesit polako-shqiptar. Ai i shprehu Berishes, ne emer te Kryeministrit polak, kenaqesine dhe mbeshtetjen e vazhdueshme te qeverise se tij, per arritjet e Shqiperise si anetaresimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave dhe i garantoi mbeshtetjen e metejshme te Polonise, e cila vitin qe vjen merr kryesine e BE-se, ne rrugen e integrimit evropian. Njeheresh vleresoi dhe arritjet e gjithanshme dhe ne menyre te vecante, ato ekonomike. Ai tha se Polonia ne Bashkimin Evropian dhe Shqiperia ishin te vetmet vende me rritje ekonomike gjate krizes boterore, ne vitin 2009, perkatesisht Polonia me 1.8 dhe Shqiperia me 3.5 per qind. Ky tregues tha ai, eshte shenje e qarte e dinamizmit te ekonomise shqiptare dhe asaj polake, gje qe mund te perbeje nje baze te forte per bashkepunim me te madh. Zevendesministri polak u shpreh se ishte i mahnitur dhe i impresionuar me shpejtesine e zhvillimit te ekonomise shqiptare. Kater vjet me pare tha ai, rruga nga aeroporti nuk ekzistonte, ndersa sot, kjo rruge eshte e shoqeruar me seli biznesesh dhe aktivitetesh te panumerta. Shqiperia ka pasur rezultate shume te dukshme ne lidhje me permiresimin e klimes se biznesit dhe per kete nga Banka Boterore u rendit e dyta per nga shpejtesia e zhvillimit, gje qe ka sherbyer edhe si shembull ne hapat e ndermarra per lehtesimin e biznesit ne Poloni. Kryeministri Berisha, pasi e falenderoi per kryesimin e delegacionit te biznesit ne kete Forum te perbashket ekonomik, i uroi mireseardhjen, duke i shprehur mirenjohjen me te thelle te tijen personale dhe te qeverise qe ai kryeson, ndaj Kryeministrit dhe qeverise polake per ndihmesen dhe mbeshtetjen e pacmuar qe i kane dhene Shqiperise, per anetaresimin ne NATO, liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian. Ai garantoi edhe nje here perfaqesuesit e bizneseve polake se qeveria e tij do te mbeshteste cdo iniciative investimi te tyre, duke garantuar suksesin.