E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmetaj: Shqiperia ne krize ekonomike, kryeministri te ndale abuzimin me shifrat

Partia Socialiste i beri dje thirrje qeverise shqiptare, te ndaloje abuzimin me shifrat e ekonomise e te perballet me realitetin e familjeve shqiptare, i cili dita-dites po rendohet. Apeli u be nga deputeti socialist, Arben Ahmetaj, i cili tha se "kemi tanime disa muaj qe perpiqemi t'i terheqim vemendjen kryeministrit me te papergjegjshem ne rajon te degjoje keshillat e partnereve nderkombetare, e te mos tentoje te manipuloje edhe te dhenat e ekonomise sic beri me votat". Ne nje komunikim per mediat nga selia roze, ai u shpreh se prej shume kohesh Shqiperia gjendet e zhytur ne nje krize ekonomike, nga e cila qeveria shqiptare jo vetem qe nuk po perpiqet ta nxjerre, por perkundrazi, ne menyre krejt te papergjegjshme po perpiqet ta fshehe ate. Sipas tij, ditet e fundit qeveria ka marre nje tjeter paralajmerim shume te rendesishem e tejet serioz nga Banka Boterore, e cila kerkon kujdes me ekonomine, e sidomos me shifrat zyrtare. "Keshtu, sipas Bankes Boterore, ndryshe nga shumica e vendeve ne rajon, Shqiperia ka pasur nje perkeqesim te ndjeshem ne pozicionet fiskale qe nga viti 2007, me nje dyfishim te deficitit buxhetor si perqindje e PBB nga -3.5% ne 2007 ne -7.0% ne 2009. Kjo do te thote per qytetarin shqiptar, qe kjo qeveri jo vetem qe nuk e ka menaxhuar krizen, por nepermjet keqmenaxhimit te saj i ka renduar ata dyfish", deklaroi Ahmetaj. Per me teper, vijoi ai, sipas Bankes Boterore rritja e ndjeshme e borxhit publik si perqindje e PBB, po e con borxhin shqiptar ne nivele shume te rrezikshme. "PS i bashkohet verejtjes se BB per qeverine, qe te kete nje angazhim te besueshem ndaj reformave ekonomike ne kete kohe krize. Nje tjeter tremujor me rritje ekonomike negative, si ai i fundit 2009, do te zhyste ekonomine shqiptare ne recesion akoma me te thelle", shprehu shqetesimin deputeti socialist.

RECENSION
"PS i bashkohet verejtjes se BB per qeverine, qe te kete nje angazhim te besueshem ndaj reformave ekonomike. Nje tjeter tremujor me rritje ekonomike negative, si ai i fundit 2009, do te zhyste ekonomine shqiptare ne recesion akoma me te thelle", tha Ahmetaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›