E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Vleresojme EBA, per financimin e rruges Tirane-Elbasan

Zevendeskryeministri ka vleresuar financimin e nje pjese te rruges se re Tirane-Elbasan nga ana e qeverise se Emirateve te Bashkuara Arabe. Zv.kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, priti ne nje takim Ambasadorin e Emirateve te Bashkuara Arabe ne Republiken e Shqiperise, Abdelhadi Alkajah, rezident ne Athine, me rastin e paraqitjes se letrave kredenciale. Gjate takimit u vleresuan niveli i marredhenieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi per zhvillime te reja ne te ardhmen ne rrafshin ekonomik dhe kryesisht ne fushen e investimeve. Treguesi konkret eshte dhe hapja se shpejti e Ambasades se Shqiperise ne Abu Dhabi. Meta shprehu falenderimet per mbeshtetjen e vazhdueshme qe pala emiratase ka dhene lidhur me financimin e projekteve me rendesi per Shqiperine, sic eshte edhe financimi i ndertimit te Aeroportit te Kukesit. Po keshtu Meta falenderoi per angazhimin e Emirateve te Bashkuara Arabe per te financuar nje pjese te rruges se re Tirane-Elbasan, permes fondit te Abu Dhabit. Gjithashtu, ai shprehu mirenjohjen e Qeverise shqiptare per kontributin qe Emiratet e Bashkuara Arabe kane dhene ne sherbim te paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone, duke ndaluar posacerisht ne njohjen qe i eshte bere nga ky vend shtetit te Kosoves. Zv.kryeministri dhe shefi i diplomacise shqiptare shprehu deshiren per te pritur se shpejti Ministrin e Puneve te Jashtme te Emirateve te Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Nga ana e tij, Ambasadori Alkajah theksoi se miqesia mes dy popujve do te konsolidohet me tej dhe siguroi per gatishmerine e qeverise emiratase per forcimin e bashkepunimit ekonomik dhe politik midis dy vendeve si ne planin dy palesh dhe ate shumepalesh.

Meta: Vleresojme qeverine e Emirateve per financimin e rruges Tirane-Elbasan
Numri dy i qeverise shqiptare ka vleresuar financimin e nje pjese te rruges se re Tirane-Elbasan nga ana e qeverise se Emirateve te Bashkuara Arabe. Zv.kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, priti ne nje takim Ambasadorin e Emirateve te Bashkuara Arabe ne Republiken e Shqiperise, Abdelhadi Alkajah, rezident ne Athine, me rastin e paraqitjes se letrave kredenciale. Gjate takimit u vleresuan niveli i marredhenieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi per zhvillime te reja ne te ardhmen ne rrafshin ekonomik dhe kryesisht ne fushen e investimeve. Treguesi konkret eshte dhe hapja se shpejti e Ambasades se Shqiperise ne Abu Dhabi. Meta shprehu falenderimet per mbeshtetjen e vazhdueshme qe pala emiratase ka dhene lidhur me financimin e projekteve me rendesi per Shqiperine, sic eshte edhe financimi i ndertimit te Aeroportit te Kukesit. Po keshtu Meta falenderoi per angazhimin e Emirateve te Bashkuara Arabe per te financuar nje pjese te rruges se re Tirane-Elbasan, permes fondit te Abu Dhabit. Gjithashtu, ai shprehu mirenjohjen e Qeverise shqiptare per kontributin qe Emiratet e Bashkuara Arabe kane dhene ne sherbim te paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone, duke ndaluar posacerisht ne njohjen qe i eshte bere nga ky vend shtetit te Kosoves. Zv.kryeministri dhe shefi i diplomacise shqiptare shprehu deshiren per te pritur se shpejti Ministrin e Puneve te Jashtme te Emirateve te Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Nga ana e tij, Ambasadori Alkajah theksoi se miqesia mes dy popujve do te konsolidohet me tej dhe siguroi per gatishmerine e qeverise emiratase per forcimin e bashkepunimit ekonomik dhe politik midis dy vendeve si ne planin dy palesh dhe ate shumepalesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›