E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Kushtetueses, ne 20 vjetorin e krijimit te Komisionit te Venecias

Kryetari i Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, Dr. Vladimir Kristo, mori pjese ne ceremonine e organizuar me rastin e 20 vjetorit te krijimit te Komisionit te Venecias qe u zhvillua ne Venecia, (Itali). Ne kete veprimtari moren pjese kryetare te Gjykatave Kushtetuese dhe organeve me juridiksion ekuivalent, anetare te Komisionit te Venecias, disa kryetare shtetesh, perfaqesues te tjere te organeve te Keshillit te Evropes, si dhe perfaqesues te organizatave nderkombetare me te cilat bashkepunon Komisioni i Venecias. Te pranishmit ne kete veprimtari u pershendeten nga Buquicchio, President i Komisionit te Venecias, Cavušoglu, President i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Jagland, sekretar i Pergjithshem i Keshillit te Evropes etj. Gjate kesaj veprimtarie, Kryetari Kristo zhvilloi takime me Buquicchio dhe anetare te tjere te Komisionit te Venecias, si dhe me disa Kryetare te Gjykatave Kushtetuese simotra: te Italise, Amirante, te Kroacise, Omejec, te Maqedonise, Ivanovksi, te Malit te Zi, Markovic, te Hungarise, Paczolay, te Gjeorgjise, Papuashvili etj. Ne keto takime u nenvizua deshira e perbashket per vazhdimesine dhe thellimin e bashkepunimit te ndersjellet ne fushen e drejtesise kushtetuese dhe gjykimit kushtetues. Komisioni Evropian per Demokracine nepermjet Ligjit, i njohur me gjeresisht si Komisioni i Venecias i Keshillit te Evropes, eshte nje organizate ligjore e pavarur qe e ka filluar veprimtarine e saj me ndihmesen e dhene per hartimin e kushtetutave te demokracive te reja ne perputhje me kulturen kushtetuese evropiane. Sot, Komisioni identifikon, zhvillon dhe promovon standardet ligjore per institucionet demokratike, te drejtat e njeriut, ligjin zgjedhor dhe drejtesine kushtetuese. Komisioni jep opinione ligjore per kushtetutat dhe ligjet. Ai harton opinione "amicus curiae" per Gjykatat Kushtetuese dhe Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise (Shqiperia eshte shtet anetar i Komisionit te Venecias qe prej 14.10.1996) e ka vene disa here ne levizje Komisionin e Venecias dhe ka marre prej tij opinione "amicus curiae" per ceshtje te rendesishme qe lidhen me kontrollin e kushtetutshmerise se ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›