Imami: Nuk i kemi shitur armë më Libisë
22/03/2011 Ministri i Mbrojtjes u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve në Komisionin e Sigurisë
“Nuk i kemi shitur armë dhe municione një vendi terrorist apo që e mbështet atë”
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, sqaroi dje jo vetëm anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, por dhe mbarë opinionin publik se Shqipëria nuk ka lidhur asnjë marrëveshje të jashtëligjshme për sa i përket tregtisë së armëve. I ftuar në një seancë dëgjimore nga deputeti socialist Ilir Gjoni, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ministri i Mbrojtjes ka ritheksuar edhe një herë se vendi ynë nuk ka asnjë marrëveshje për tregtinë e armëve dhe municioneve me Jemenin dhe Libinë, sikurse pretendohet nga deputetët e Partisë Socialiste. Në seancën e djeshme dëgjimore, e cila zgjati për rreth dy orë, ku nuk munguan as debatet e shumta, ministri Imami tha: “Pyetja më problematike është e lidhur me importet jo nga Serbia, por nga Irani. Ka vetëm një princip: vendosja e embargos. Ku ka embargo, nuk ka tregti të ligjshme. Sikurse e shihni në tabelat që ju kam paraqitur në këtë komision, nuk rezulton në asnjë nga shkresat zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes tregti të mundshme armësh me Jemenin apo me Irani në mënyrë absolute, kështu që kjo çështje është jashtë diskutimit”, - nënvizoi Imami. Duke folur për akuzat e ngritura në lidhje me anije të nisura nga porti i Durrësit me municione drejt Jemenit, ministri Imami deklaroi: “Sa u përket transfertave që dalin nga porti i Durrësit, Ministria e Mbrojtjes nuk e ka objekt pune të saj. Për sa i përket çështjes së tretë që ju shtroni në lidhje me tregtinë me Jemenin, unë mund tju them vetëm se detyra jonë është të nënshkruajmë kontrata, të cilat licensohen nga AKSHE-ja dhe një kontratë e caktuar mund të realizohet, por mund edhe të mos realizohet për arsye të ndryshme. Kontrata që është bërë me Jemenin si “end user” nga Ministria përkatëse në atë vend është një kontratë që nuk është arritur të zbatohet. Gjatë vitit 2010 nga pala blerëse është kërkuar rinovimi i kontratës, ndërkohë që nga ana jonë nuk ka pasur asnjë arsye për të mos u rinovuar kontrata. Jemeni është një vend që nuk është në embargo, Jemeni është një vend aleat jo yni drejtpërdrejtë, por aleat në luftën kundër terrorizmit”, - theksoi Imami. Komisioni për Sigurinë Kombëtare kishte në rend të ditës seancë dëgjimore me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami për çështjet e tregtisë së armëve dhe municioneve. Sasitë e armëve dhe municioneve të eksportuara për çdo muaj në vitet 2008, 2009 dhe 2010. anëtarët kërkuan informacion mbi blerësin e parë pranë ndërmarrjes “MEICO” si dhe destinacionin përfundimtar të çdo sasie armatimi për vitet e lartpërmendura.
Tregtia me Libinë
Anëtarët socialistë të Komisionit të Sigurisë kërkuan sqarim edhe për sa i përket “end-user”-it, që sipas medieve deklarohet se armatimet shqiptare janë gjetur në portet e Libisë dhe po përdoren për të shtypur protestat që po bëhen në këtë vend. “Jo gjithçka që thuhet në medie është fakt dhe ky komision i nderuar nuk duhet ta marrë çdo informacion në medie si fakt. Sqaroj dhe një herë për çështjen e Libisë. Libia nuk ka qenë nën embargo dhe nuk ka pasur as një arsye për të bërë tregti të paligjshme, dhe këtu nuk flas vetëm për periudhën time. Unë mund tju siguroj edhe një herë se Ministria e Mbrojtjes nuk i ka shitur armë dhe municione një vendi nën embargo, nuk i ka shitur armë dhe municione një vendi terrorist apo që e mbështet terrorizmin”, – tha Imami.
Tregtia me Malin e Zi
Po kështu për sa i përket tregtisë së vendit tonë me Malin e Zi ministri Imami ka sqaruar edhe një herë: “Mali i Zi është një vend që ka hyrë në partneritetin për paqe, është një nga vendet që lufton terrorizmin dhe ka prezencë edhe në Afganistan. Po kështu Mali i Zi është në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe u bindet të gjitha rregullave të tregtisë së këtyre mallrave dhe përdorimit ushtarak si një vend që zbaton në këtë drejtim standardet dhe direktivat e Bashkimit Europian. Në përfundim do të përgjigjesha se përveç kritereve ligjore dhe atyre politike për të mos furnizuar me armë vendet që nuk janë mike apo janë armiqësore ndaj Shqipërisë dhe NATO-s, besoj se është zbatuar edhe një kriter moral për të mos çuar armatime atje ku ka konflikte të ndezura midis shteteve, pra ku ka luftëra”, - ka përfunduar fjalën e tij ministri i Mbrojtjes, zoti Imami.
Seanca dëgjimore
Komisioni për Sigurinë Kombëtare kishte në rend të ditës seancë dëgjimore me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami për çështjet:
1. Tregtia e armëve dhe municioneve. Sasitë e armëve dhe municioneve të eksportuara për çdo muaj në vitet 2008, 2009 dhe 2010.
2. Blerësin e parë pranë ndërmarrjes “MEICO” si dhe destinacionin përfundimtar të çdo sasie armatimi për vitet e lartpërmendura.
3. Transaksionet e importit ose të tranzitit të armëve dhe municioneve përmes Shqipërisë për vitet 2008, 2009 dhe 2010.