Opozita tërhiqet nga bojkoti, dorëzon listat për KZAZ-të
22/03/2011 PS dhe PBDNJ kanë dorëzuar dje listat me 66 anëtarët në KQZ
Ristani: Në mbledhjen e radhës KQZ-ja do të marrë vendim edhe për listat
Partia Socialiste dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut kanë depozituar dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me propozimet e tyre për komisionerë në 66 KZAZ-të në të gjithë vendin. Kështu, KQZ-ja ka vendosur të tolerojë dy partitë opozitare parlamentare dhe të kontribuojë në organizimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit. Në një prononcim të dhënë dje për “Metropol” kreu i KQZ-së, Arben Ristani, theksoi se KQZ-ja në mbledhjen më të parë që do të zhvillojë do të marrë vendim për pranimin ose jo të propozimeve të PS-së dhe PBDNJ-së, duke qenë se ato janë krejtësisht jashtë afateve ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë. Pa dhënë një përgjigje të saktë mbi vendimin që do të ketë në mbledhje, Ristani u shpreh se data e fundit e dorëzimit të këtyre listave ka qenë 21 shkurti. “Pikërisht në këtë ditë KQZ-ja bëri ndërhyrjen e saj, ku miratoi dhe konstituimin e 66 KZAZ-ve që u përkisnin këtyre partive, duke i zëvendësuar ata me kandidatë të tjerë nga shoqëria civile dhe që skishin asnjë angazhim politik.” Dhe sot (dje), pas një muaji nga skadimi i të gjitha afateve PS-ja dhe PBDNJ-ja kanë dorëzuar listat e tyre për KZAZ-të në KQZ. “Kështu që do jetë KQZ-ja që në mbledhjen e radhës do të marrë dhe një vendim të qartë për këtë çështje. Por, pavarësisht vendimit që ne do marrim, dua të theksoj se këto dy subjekte janë jashtë çdo afati ligjor të përcaktuar nga Kodi dhe Kushtetuta, gjë që ka sjellë dhe vonesa në organizimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit”, - u shpreh kreu i KQZ-së Arben Ristani. Në gjysmën e KZAZ-ve opozita duhej të kishte 4 anëtarë, pra shumicën e KZAZ-ve, por vonesa në dorëzimin e emrave e detyroi KQZ-në që me një procedurë ekstraligjore të plotësojë kuorimin e nevojshëm me individë jashtë politikës.
Regjistrimi i koalicionit të 22 partive të djathta
“Aleanca për Qytetarin” regjistrohet në KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi dje koalicionin e djathtë të përbërë nga 22 parti me emrin “Aleanca për Qytetarin”, që do të marrë pjesë në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 8 majit. Kështu, në marrëveshjen e krijimit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, ku kryetar i këtij grupimi është kreu i partisë më të madhe të mazhorancës Sali Berisha. Përveç Partisë Demokratike ky koalicion përbëhet nga LSI, PR, PDIU, PAA, PLL, LDK, PBK, BLD, AD, PBKD, PDRESH, PDM e Re, ADS, PKONS, AMIE, PBD, POSH, PADK, PAP, AEE dhe PPAK. Në deklaratën e tyre të përbashkët theksohet se këto parti do të konkurrojnë së bashku në të gjithë Shqipërinë për kryetar bashkie, komune dhe njësie bashkiake të Tiranës si dhe për këshillat bashkiakë, komunalë dhe të njësive bashkiake të Tiranës, duke respektuar në çdo rast rregullat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu në marrëveshjen e këtyre partive thuhet se “për këshillat e bashkive, komunave dhe të njësive bashkiake të Tiranës të gjitha partitë pjesëtare të këtij koalicioni do të paraqesin listat e tyre shumemërore, të cilat do të depozitohen pranë KZAZ-ve përkatëse apo KQZ-së (për Bashkinë e Tiranës), sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.” Nga ana tjetër, më 23 mars është data e fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ. Pra, partitë e majta do të kenë kohë deri nesër për të bërë regjistrimin e tyre në KQZ.
Konstituimi
Në gjysmën e KZAZ-ve opozita duhej të kishte 4 anëtarë, pra shumicën e KZAZ-ve, por vonesa në dorëzimin e emrave e detyroi KQZ-në që me një procedurë ekstraligjore të plotësojë kuorimin e nevojshëm me individë jashtë politikës dhe nga shoqëria civile. Kështu, KQZ-ja me votat e anëtarëve të maxhorancës dhe në mungesë të anëtarëve të opozitës, me argumentin se vonesat e mëtejshme rrezikonin zgjedhjet e 8 majit, shpalli vendet vakante për gjithë organikën e komisionerëve të PS-së e PBDNJ-së në 66 KZAZ.
OSBE: Mirëpresim vendimin e KQZ-së
“Shpallja publike e vendeve vakante në KZAZ, që duhen plotësuar së shpejti, është një hap i rëndësishëm dhe vendimtar në garantimin e transparencës së plotë të procesit zgjedhor ndaj qytetarëve”, - është shprehur ambasadori i OSBE-së në Tiranë Volfart në lidhje me kostituimin e KZAZ-ve nga KQZ-ja. “Unë e mirëpres këtë hap dhe dua të vë në dukje se ai u bë i nevojshëm vetëm pasi disa parti refuzuan të marrin pjesë në procedurat demokratike në bazë të rregullave që i kishin bashkëhartuar dhe miratuar vetë”.