Berisha: Shqipëria do të bëhet një superfuqi e vogël energjetike në rajon
22/03/2011 Zhvillohet seminari për energjinë e rinovueshme
Kryeministri Berisha dje mori pjesë në seminarin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe IFC me temë “Përmirësimi i kuadrit ligjor të energjive të rinovueshme në Shqipëri”. Për këtë çështje kreu i qeverisë u shpreh se fokusimi dhe përqendrimi tek energjia e rinovueshme përputhet plotësisht dhe tërësisht me prioritetet më madhore të qeverisë shqiptare. “Shqipëria është një vend me burime të mëdha të energjisë së rinovueshme. Ky vend derdh në det 6 herë më shumë ujëra sesa ka sipërfaqen e tij. Sot në ndërtim janë rreth 36 hidrocentrale, por janë shumë të tjerë që presin financime. Qeveria është e gatshme të vendosë kuadrin ligjor më stimulues, më inkurajues për ndërtimin e tyre”, - theksoi kryeministri Berisha. Duke theksuar se Shqipëria është ndoshta vendi ndër të paktat në Evropë që mund të ecë i sigurt si një “Green Albania”, pasi burimet e saj janë të panumërta, kryeministri Berisha u drejtoi një apel të pranishmëve në këtë seminar që të konsiderojnë në mënyrën më serioze financimin e projekteve në Shqipëri. “Unë ftoj gjithashtu bankat e mëdha që të ndjekin shembullin e IFC-së, të konsiderojnë seriozisht financimin e këtyre projekteve në sektorin privat, çka përbën një kontribut të madh të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, por dhe në potencialin e madh eksportues të Shqipërisë. Shqipëria ka të gjitha kushtet për t’u bërë, dhe Shqipëria do të bëhet, një superfuqi e vogël energjetike në rajon”, - theksoi ai. Kryeministri i garantoi investitorët se çdo investim i tyre në këtë fushë do të jetë një histori e vërtetë suksesi jo vetëm për vendin, por para së gjithash për ata dhe financimin e tyre dhe u shpreh se qeveria është e vendosur të adaptojë sistemin ligjor më të mirë për blerjen e energjisë së rinovueshme si dhe t’i japë garancitë më të mëdha të mundshme biznesit dhe investimeve.
Donatorët
Takimi i djeshëm u bë i mundur nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, qeveria austriake, USAID-i, KFW dhe donatorët, që bënë të mundur këtë takim për një çështje themelore të zhvillimit të Shqipërisë siç është energjia e rinovueshme.
Kryeministri pret presidentin e Kosovës
Nis ndërtimi i linjës së interkonjeksionit Tiranë–Prishtinë
Presidentin i Kosovës Behgjet Pacolli u prit dje nga kryeministri Berisha në vizitën e tij të parë zyrtare si President i Kosovës në Shqipëri. Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e gjithanshme midis dy vendeve e popujve dhe angazhimi i tyre për të ndërtuar bashkëpunimin më të ngushtë në të ardhmen, duke e shndërruar kështu faktorin shqiptar në shembull të marrëdhënieve të shkëlqyera të bashkëpunimit e miqësisë në rajon. Kryeministri Berisha dhe Presidenti Pacolli vlerësuan se bashkëpunimi është në shërbim të interesit më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, paqes, stabilitetit e miqësisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor e më gjerë, si dhe ecjes përpara me shpejtësi drejt së ardhmes së përbashkët në BE dhe në komunitetin euroatlantik. Bashkëbiseduesit shprehën angazhimin e dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, investimeve të gjithanshme, infrastrukturave të rëndësishme që do të lidhin dy vendet, përfshirë këtu edhe fillimin e punimeve brenda këtij viti të linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë–Prishtinë. Presidenti Pacolli vlerësoi arritjet e mëdha të qeverisë shqiptare, të cilat kanë transformuar vendin dhe kanë bërë të mundur ecjen e tij përpara në drejtim të integrimit euroatlantik.