E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: 2010-a, viti i liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, garantoi të rinjtë e LRI-së se 2010-a është viti i liberalizimit të vizave. Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi dje në mjdiset e Hotel International mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK). Në takimin me forumin rinor të LSI-së, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, theksoi se sfidat kryesore që ka aktualisht vendi si liberalizimi i vizave, pyetësori i BE-së dhe gjithë axhenda e integrimit Evropian kërkojnë një dialog gjithëpërfshirës, ku natyrisht dhe LRI si përfaqësuese e të rinjve shqiptarë duhet të jetë pjesë e saj. Meta deklaroi se të gjithë aktorët politikë dhe socialë të shoqërisë duhet të bëhen pjesë e këtyre reformave integruese të vendit. Duke u ndalur në çështjet konkrete të rinisë, kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, theksoi se LRI në pozicionin e ri që ndodhet, duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së problemeve të të rinjve dhe t’i japë nxitje dialogut për përmirësimin e arsimit, kulturës, sportit dhe integrimit evropian të vendit. “Angazhimi i të gjithë neve në qeveri dhe jashtë qeverisë, i të gjitha forcave politike edhe i forumeve rinore, sikurse është Lëvizja Rinore për Integrim, i shoqërisë civile, i grupeve të interesit duhet të jetë në radhë të parë plotësimi detyrimeve tona me përgjegjësitë që kërkon ky moment i ri ndaj vendit”, - deklaroi kryetari i LSI-së, Ilir Meta. “Ndaj, - shtoi ai, - angazhimi i të gjithë neve në qeveri dhe jashtë qeverisë, i gjithë forcave politike edhe i forumeve rinore sikurse është Lëvizja Rinore për Integrim, i shoqërisë civile, i grupeve të interesit duhet të jetë në radhë të parë plotësimi i detyrimeve tona me përgjegjësitë që kërkon ky moment i ri ndaj vendit. Meta pohoi se ashtu sikurse çdo vetëpërjashtim i cilitdo nga ky moment shumë i rëndësishëm, ku kërkohet kontributi i të gjithë, është tregues i një përgjegjësie dhe detyrimi të parealizuar ndaj vendit, ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj të ardhmes së tyre nga cilido. “Në radhë të parë realizimi i këtyre përgjegjësive bëhet në Parlament, bëhet përmes dialogut dhe jo ultimatumeve të cilat i takojnë të shkuarës”, - deklaroi ministri i Jashtëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›