E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratët sulmojnë faqen e Këshillit të Ministrave

Piratët e internetit sulmuan dje faqen zyrtare të internet të Këshillit të Ministrave. Mësohet se pas orës 20:00 të ditës së djeshme, faqja zyrtare e informacioneve të Kryeministrisë nuk ishte e gatshme të ofronte lajmet e saj pasi një grup hakerash apo piratë interneti, e kishin dëmtuar atë. Në faqen e Kryeministrisë (km.gov.al), shkruhej një pyetje që hakerat i drejtonin qeverisë shqiptare, duke kërkuar Shqipëri të Madhe. “Pse nuk e bëni Shqipninë, Shqipëria e Madhe. Kështu e han Këshilli i Ministrave kur nuk i respekton ligjet e hakerave të internetit”, - thuhej në mesazhin e piratëve të internetit. Kjo nuk është hera e parë që piratët e internetit sulmojnë faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Hakerat kanë sulmuar më parë edhe faqet e tjera të institucioneve shqiptare. Ende nuk është zbuluar origjina e këtyre piratëve, por mendohet se janë shtetas nga vendet fqinje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›