Meta: 28 qershori do sjellë në pushtet të majtën dhe do rrëzojë qeverinë e Gërdecit
LSI çel konventën e saj elektorale, punësimi prioriteti kryesor i saj
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta shprehet i sigurt se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit do të jenë vendimtare për Shqipërinë, pasi sipas tij, e majta do të largojë të djathtën nga pushteti. Meta ka shprehur bindjen se në 28 Qershor shqiptarët do të dinë të zgjedhin. Më 28 qershor, shqiptarët do të dinë ti thonë Jo, standardeve të Gërdec-Qeverisjes, do dinë ti thonë Jo modelit të mashtrimit, modelit të censurës, modelit që shikon vetëm interesat e një grupi të ngushtë duke i kthyer shpinën interesave të mbarë shqiptarëve, ka apeluar Meta duke shprehur besimin e plotë se në 28 qershor shqiptarët do të votojnë për alternativën e LSI.Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje Konventën e saj elektorale në Pallatin e Kongreseve. Kryetari i kësaj partie, Ilir Meta shpalosi programin për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ne vijmë në këto zgjedhje si garancia e vetme për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike. Ne vijmë me një plan veprimi konkret, realist, tokësor dhe ambicioz për 4 vitet e ardhshme, u shpreh Meta duke theksuar se tre janë prioritetet kryesore të programit të LSI, punësimi, punësimi dhe përsëri punësimi. Sipas tij, programi i LSI është mirëstudiuar dhe përllogaritur në mënyrën më shkencore dhe realiste dhe garanton që Shqipëria ti hyjë punës dhe në 4 vitet e ardhshme të garantohen 100 mijë vende të reja të qëndrueshme pune. Ky plan veprimi synon që për çdo vend të ri pune në bizneset aktuale të kemi një zbritje të tatimit nga punëdhënësit. Ky plan synon që çdo biznes i ri që punëson të paktën 5 veta të përjashtohet nga tatim-fitimi gjatë 3 viteve të ardhshme dhe në raport me numrin më të lartë të të punësuarve të këto lehtësira të përshkallëzuara, vijoi kreu i LSI, Ilir Meta. Sipas tij, forca politike që ai përfaqëson, synon që të mbrohen të gjithë shqiptarët me të ardhura të pakta apo mesatare, duke e bërë zero tatimin mbi të ardhurat personale për paga deri në 25 mijë lekë të rinj në muaj, dhe duke aplikuar tatimin në 10 % për paga nga 25-50 mijë lekë rë rinj në muaj vetëm për diferencën mbi 25 mijë lekë të rinj. Meta siguroi se LSI ka ndërmarrë disa politika të tjera për të mbrojtur shtresat më të varfra të shoqërisë që po goditen pa mëshirë nga kriza ekonomike dhe paaftësia e qeverisë për të marrë masat e duhura., sipas të cilit një do të ishte dhe ulja e TVSH për produktet bazë të shportës së ushqimeve nga 20 % në 10 %. Sipas tij, një shteti të përgjegjshëm, shteti social dhe shteti që ka një logjikë ekonomike i intereson më mirë që të subvesionojë deri në 50 % të sigurimeve shoqërore për çdo vend pune, se sa të bëjë pagesë papunësie që është shumë e lartë për çdo grua dhe çdo vajzë që punon në biznesin e fasonëve. kreu i LSI ka shprehur më tej vendosmërinë për të nxjerrë bujqësinë nga kriza, sipas një programi të qartë që synon të realizohet brenda këtij viti për buxhetin e vitit të ardhshëm. Meta ka garantuar dyfishim të investimeve për bujqësinë me pretendimin se në fund të mandatit 4 vjeçar këto investime do të jenë trefishuar. Sipas tij, LSI do të realizojë disa ndërhyrje subvencionuese, mbështetëse të cilat garantojnë krijimin e një cikli të plotë agraro-përpunues në vend që sipas tij do të gjenerojë në një kohë të shkurtër një rritje të jashtëzakonshme të prodhimit bujqësor dhe 500 mijë vende të reja pune në bujqësi dhe agro-përpunim. Më tej, kreu i LSI ka premtuar edhe një sistem shëndetësor funksional. Ne jemi të vendosur që të garantojmë shëndetin e shqiptarëve duke u bazuar tek një shëndetësi e cila siç është e sëmurë nuk mund të bëhet asgjë përpara, tha Meta, duke vijuar matej me planin e tij për reduktimin e fenomenit të emigracionit në mënyrë të paligjshme. Ne jemi të vendosur që ti japim fund shtegtimit të shqiptarëve nëpër male apo nëpër dete për të kërkuar një fat të mirë në Europë. Brenda në viti ne kemi besim të plotë që do të arrimë standardet me BE dhe për ti bashkuar të gjithë shqiptarët një herë e mirë, shtoi ai. Plani për Veprim konsiderohet nga LSI si një plan për mirëqeverisjen, një plan që bazohet në ndërtimin e një administrate profesionale, në riintegrimin e të gjithë atyre që janë shkarkuar për motive politike dhe që kanë fituar të drejtën në gjyqe.
Last Updated on Thursday, 04 June 2009 13:21