Lesi : Asnjë lidhje me Nard Ndokën
Kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare, Nikollë Lesi deklaroi se demokristianët e vërtete janë në partinë e tij të re, e cila quhet Lidhja Demokristiane, dhe nuk kanë asnjë lidhje me PDK e Nard Ndokës. Duke vazhduar me tej Lesi deklaroi se partia e tij është në koalicion me Partinë demokratike. Çdo votë për LDK e drejtuar nga unë, është votë që nuk del nga e djathta. Ju kërkoj që të na votoni ne, dhe emrin tim në fletën e votimit", tha gjatë fjalës së tij Lesi.
Ai foli për një investim që ka sjellë në Gjadër të Lezhës, ku sipas tij rrugët po shtrohen falë interesimit të tij si deputet dhe se do të vazhdoj të jetë zëri i njerëzve të thjeshtë në parlament. "Unë do ta ngrejë zërin për të gjithë votuesit, pasi të zgjidhem deputet në qarkun e Lezhës. Unë respektoj çdo njeri, edhe ata që për momentin nuk janë të bindur për të më dhënë votën. LDK është e treta në fletën e votimit, krahas emrit tim si kryetar i kësaj partie, tha në fund të fjalës së tij Nikollë Lesi.