PBLD, shpall kandidatët
Partia Bashkimi Liberal Demokrat ka bërë prezantimin e 100 kandidatëve të saj për zgjedhjet elektorale të 28 qershorit. Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arjan Starova, prezantoi në një takim të organizuar në hotel "Monark" në Tiranë, listën e kandidatëve për deputetë të PBLD-së për të 12 qarqet e vendit, ku spikasnin figura akademike, të jurisprudencës, artit e kulturës.
Në qarkun e Tiranës, të Kukësit dhe të Gjirokastrës listën shumë emërore të PBLD-së e kryeson Kryetari i kësaj partie, Arjan Starova. Partia Bashkimi Liberal Demokrat hyn në zgjedhjet e 28 qershorit në koalicionin "Aleanca e Ndryshimit, të kryesuar nga Partia Demokratike. Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe kryetari i PBLD-së, Arjan Starova, e konsideruan nënshkrimin e marrëveshjes midis dy partive më 15 prill 2009, si bashkim në një koalicion të vërtetë vlerash.