E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo- të rinjve të Beratit: Me ju do të ndryshojë Shqipëria

Zëvendëskryeministri Genc Pollo njëkohësisht dhe kandidat në për deputet në qarkun e Beratit, takoi të rinjtë e forumit rinorë të Partisë Demokratike ku theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në votime për të gjithë të rinjtë dhe veçanërisht për ata që votojnë për herë të parë. Duke u ndalur në arritjet arsimore në qeverisjen e demokratëve Pollo, përmendi se qeveria dyfishoi investimet në arsim dhe katërfishoi numrin e studentëve. Se e ardhmja juaj vendoset në një masë të madhe nga vendimi që do të marrim të gjithë së bashku dhe ata që mes jush janë maturantë, janë zgjedhës dhe kanë marrë kartën janë të sigurtë që bashkë me shokët e tyre edhe ata që skanë votuar më parë ose që kanë votuar ndryshe më 28 qershor do të votojnë për Partinë Demokratike, për Beratin që po ndryshon për ditë dhe për Shqipërinë që po ndryshon për ditë. Nëse ju them se përpjeka jonë është në radhë të parë për ju, kjo se përpjekja jonë këto 4 vite ka qenë në radhë të parë për arsimin tuaj theksoi Pollo në fjalën e tij drejtuar të rinjve beratas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›