Berisha u premton krerëve të doganave, vazhdimin e luftës kundër krimit
Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur takimin rajonal të drejtorëve të doganave të vendeve juglindore, të mbledhur në Vlorë. Berisha tha se është tepër e rëndësishme dhe e nevojshme për të gjitha vendet tona të lira që të ketë një bashkëpunim ndërmjet policisë, doganave dhe respektuesve të ligjit. Asgjë nuk e cënon më shumë mbarëvajtjen e demokracive tona sesa korrupsioni.
Ai është dhe mbetet armiku kryesor i kombeve tona. Këto janë kërcënime të vërtetë për demokracinë tonë dhe për këtë arsye përballja me to në aspektin rajonal ka rëndësi themelore tia dalim me sukses kësaj lufte, theksoi Berisha. Ai ju tha krerëve të doganave juglindore se katër vite më parë qeveria e tij filloi luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe gjithashtu një luftë pa kompromis kundër korrupsionit ekonomik. Katër vite më parë, në qoftë se do të më kishit pyetur se cili është problemi themelor politik me të cilin ne përballeshim, ishte zgjidhja e këtij problemi. Katër vite më parë ne vendosëm të luftojmë krimin e organizuar me përkushtim, tha Berisha. Ai bëri dhe një rezyme të punës së qeverisë së tij, sipas tij në vitin 2004, Shqipëria vizitohej nga 300 mijë vizitorë, ndërsa në vitin 2008 numri i vizitorëve u rrit në 2.7 milionë, dhe nuk u regjistrua asnjë incident. Sipas Berishës faktori kryesor në këtë rritje të jashtëzakonshme të numrit të turistëve ishte siguria në vend. Ai theksoi se agjencitë tona të ligjit arritën të luftojnë krimin famëkeq të organizuar shqiptar, i cili nxinte imazhin e kombit dhe të vendit në Evropë dhe më gjerë. Berisha vijoi më tej duke thënë se brenda katër viteve te qeverisë së tij arritën që të zhduken më shumë se 206 organizata kriminale të rrezikshme në vend dhe se brenda kësaj kohe janë prangosur disa prej kriminelëve më famëkeqe në Shqipëri. Mendoj se kemi bërë progres tepër të madh taksa dhe tatime. Për shkak të reformave, të ardhurat në këtë vend u rritën me 80 për qind në katër vjet, gjë e cila ishte e pa parashikuar. Kemi dërguar në parlament një buxhet të dytë në këto 3 vite, në muajin qershor, nënvizoi Berisha. Ndër të tjera ai theksoi se brenda këtij katër vjeçari është arritur që të ketë 5.2 miliardë dollar të ardhura më shumë sesa në 4 vitet e mëparshme, dhe kjo duke ulur taksat dhe duke e shndërruar Shqipërinë në vendin me barrën fiskale më të ulët në Evropë, si dhe duke eliminuar një pjesë të madhe të licencave. Megjithatë, sipas Berishës krimi dhe korrupsioni mbeten probleme për shoqërinë tonë, dhe ju tha të pranishmëve se së bashku duhet të koordinohen për të nxitur reformat, në mënyrë që të sigurojmë bashkëpunimin më perfekt ndërmjet institucioneve. Nuk ka asnjë problem ndërkombëtar më të madh se sa krimi, sepse është i nëndheshëm, përdor të gjitha metodat dhe unë mendoj se nuk ka mënyrë tjetër përveçse një përballjeje rajonale dhe ndërkombëtare me këtë problem, u shpreh Berisha. Sipas tij CETI është përmirësuar shumë dhe është shndërruar në një iniciativë rajonale shumë të frytshme, dhe se në të ardhmen CETI duhet të bëhet një organizatë mendimprodhuese shumë e fuqishme për reformat, jo vetëm për përgatitjen e tyre, por edhe për realizimin. Sipas kryeministrit Berisha koha nuk premton por është po aq e vërtetë që agjencitë e sigurisë kanë nevojë të bashkëpunojnë shumë më ngushtë me njëra tjetrën. Trafiku i drogës ishte një problem i tmerrshëm, por mund tju them se 2 vite më parë doganat shqiptare nuk dinin asgjë për të, megjithëse ato ishin organizmat më të mëdhenj që mbikëqyrnin trafikun ndërkufitar. Ne filluam ti rishpërndajmë forcat tona, sepse nuk mund të përballeshim me një problem kaq madhor vetëm duke shtuar numrin e agjentëve policorë që mbikëqyrnin kufijtë, theksoi Berisha. Ndër të tjera vijoi Berisha është e nevojshme që në këtë përballje të angazhohen të gjitha agjencitë e sigurisë, nuk mund të përballesh me trafiqet vetëm me një njësi antitrafik në doganë, sepse ata duhet ta kryejnë detyrën e tyre. Berisha ju tha drejtorëve të doganave juglindore se rajoni ynë, në vetvete ka potenciale të jashtëzakonshme, por gjithashtu ka nevojë për siguri dhe transparencë dhe ai do të jetë shumë shpejt një nga shembujt më të mirë të zhvillimit në të gjithë kontinentin. Sipas Berishës, ne kemi një rajon me burime jashtëzakonisht të mëdha, me njerëz punëtor të cilët duan të ndërtojnë projektin e tyre, por asgjë nuk është më rëndësishme sesa puna që po bëjnë vendet e rajonit për forcimin e shtetit ligjor.
Edhe njëherë unë dua tju përshëndes dhe tju falënderoj që keni zgjedhur Vlorën për këtë aktivitet, një qytet madhështor, një qytet me një vendosje të mrekullueshme gjeografike dhe me ujërat më të pastra në rajon. Inaugurova një port të madh energjetik, shumë shpejt ky qytet do ët ketë edhe një port të madh mallrash, ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe. Pra, një qytet me avantazhe të mëdha, përfundoi Berisha.
Last Updated on Thursday, 04 June 2009 13:32
Edhe njëherë unë dua tju përshëndes dhe tju falënderoj që keni zgjedhur Vlorën për këtë aktivitet, një qytet madhështor, një qytet me një vendosje të mrekullueshme gjeografike dhe me ujërat më të pastra në rajon. Inaugurova një port të madh energjetik, shumë shpejt ky qytet do ët ketë edhe një port të madh mallrash, ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe. Pra, një qytet me avantazhe të mëdha, përfundoi Berisha.
Last Updated on Thursday, 04 June 2009 13:32