E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita te dale mbi interesat meskine te votoje ne kuvend ligjin per Gjykaten Administrative

29-09-2010 / Gazeta 55

Kreu i grupit parlamentar ne PD Astrit Patozi


Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi i kerkoi opozites te shprehe konsensusin te enjten ne Kuvend per te miratuar ligjin e Gjykates Administrative. Reagimi i Patozit erdhi pas deklaratave te kryetarit te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci i cili u shpreh se PS do te votoje ligjin vetem me kushtin e hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Nga ana e tij Patozi theksoi se PS duhet te pranoje miratimin e ligjit ne interes te biznesit ne vend. Deshiroj te shpreh keqardhjen per qendrimin e grupit Parlamentar te Partise Socialiste i cili paralajmeron bllokimin e ligjit per Gjykaten Administrative qe eshte me rendesi jetike jo vetem per raportet shtet - biznes por edhe per shume procese te tjera strategjike te vendit. Deklarata e zotit Ruci eshte zhgenjyese edhe per faktin se ajo vjen menjehere pas thirrjes se sinqerte dhe shqetesimit te ligjshem te shprehur dje edhe nga ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane. Mazhoranca e sotme ka qene dhe eshte e gatshme ta votoje kete ligj pa humbur asnje minute kohe jo thjesht se ajo eshte edhe inicuesja e tij. Ne radhe te pare ne e bejme kete se e vleresojme krejtesisht jashte interesave te paleve politike dhe teresisht ne favor te nje klime te re pozitive per biznesin ne Shqiperi por edhe per vete transparencen per te cilen po ben sikur eshte shume e interesuar opozita u shpreh Patozi. Duke iu referuar kushtit te socialisteve per hetimin e zgjedhjeve te kaluara Patozi kujtoi serish se mazhoranca eshte e gatshme qe te votoje cdo nisme qe eshte per permiresimin e ligjit duke shtuar se PD-ja ka qene dakord per hetimin e zgjedhjeve konform Kushtetutes dhe ligjeve te vendit. PD-ja eshte shprehur dakord per hetimin e zgjedhjeve duke respektuar rezoluten e BE-se. Opozita nuk duhet ti kushtezoje votat me shkeljen e kushtetutes tha ai. Patozi i beri thirrje edhe njehere opozites qe te dale nga interesat e saj te vogla dhe te votojne diten e enjte ligjin per Gjykaten administrative qe sipas tij do te ishte nje shans i mire per te dhe do te tregonte se PS-ja po ngrihet ne lartesine e nje opozite serioze e cila punon per interesat madhore te vendit. Deshiroj edhe nje here qe te ftoj Partine Socialiste dhe perfaqesuesit e saj qe te reflektojne dhe te gjejne force per te dale mbi interesat e vogla dhe meskine te nje politike qe nuk te con larg dhe te shohin me kurajo aspiratat e medha te Shqiperise dhe te qytetareve shqiptare. E enjtja eshte nje shans i mire edhe per vete opoziten. Sepse mazhoranca nuk sjell ndonje te re per publikun ne qendrimin e saj ndaj ketij projektligji por eshte ne interesin e Partise Socialiste qe te deshmoje se per ceshtje te medha kombetare di te ngrihet ne lartesine e nje opozite serioze dhe dinjitoze. Mbetemi ende me shprese qe opozita te mos e djege kete shans. Ka ende kohe. E enjtja nuk eshte as afer as larg deklaroi me tej nenkryetari i PD-se Astrit Patozi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›