Meta: “Acarimi Berisha-Rama, artificial, qeveria gati për negociata”
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, ministri i Jashtëm, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët rreth aktualitetit politik në Shqipëri, protestave dhe bojkotit të opozitës. Sipas tij, mazhoranca është gati të bëjë gjithçka, por jo të dalë mbi vendimet e gjykatave, pasi gjithë partnerët ndërkombëtarë po kërkojnë forcimin dhe respektimin e gjyqësorit.
Zoti Meta, si përçuese e stabilitetit edhe përtej kontinentit evropian, cila është platforma që ka Qeveria shqiptare për të zgjidhur situatën politike në vend?
Mendoj se nuk ka diçka dramatike për tu zgjidhur brenda territorit të Shqipërisë, pasi mendoj se tensioni është tërësisht artificial. Qeveria ka qenë dhe mbetet e hapur për të zhvilluar dialogun me opozitën me qëllim që të forcojmë institucionet demokratike të vendit dhe njëkohësisht opozita të përmbushë të gjitha përgjegjësitë e saj.
Komisioni Evropian thotë se, nëse bojkoti i opozitës vazhdon, Shqipëria rrezikon të marrë një përgjigje negative për statusin kandidat për në BE. Në një rast të tillë cila është zgjidhja?
Zgjidhja është që opozita të heqë dorë nga kokëfortësia e saj për të zhvlerësuar sistemin kushtetues të vendit dhe duhet pa asnjë diskutim të mos kthehet në një pengesë për integrimin e vendit, të qytetarëve tanë, pasi të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht për cilën forcë kanë votuar, dëshirojnë që sa më shpejt të liberalizohen vizat më Bashkimin Evropian dhe sa më shpejt të afrohet dita e Shqipërisë në BE. Qeveria do të bëjë çdo gjë, absolutisht në këtë drejtim, do të vazhdojë të jetë e hapur. Natyrisht që Qeveria smund të fusë me pahir opozitën në Parlament, por nëse opozita ka zgjedhur si rrugë të dalë nga institucionet, pastaj kjo është një çështje pa asnjë diskutim që tregon për një opozitë që ska prioritet integrimin evropian të Shqipërisë që është një prioritet kombëtar.
Zoti Meta, a mund të shpresojmë në një marrëveshje deri në janar?
Mendoj se marrëveshja është gati, qeveria e ka bërë publike, ka treguar maksimumin e tolerancës. Askush të mos presë nga Qeveria të dalë mbi gjykatën. Të gjithë na kërkojnë të forcojmë pavarësinë e gjyqësorit, të forcojmë pavarësinë e gjykatave. Dhe natyrisht, Qeveria është angazhuar në këtë drejtim dhe shpresojmë që dhe opozita të hyjë në procesin normal të forcimit të institucioneve demokratike në vend.
Ky lajm është publikuar: 05/12/2009