Sherr në Ersekë, një lojtar në koma
Leonard Karaj
Grushta, shkelma, gurë, xhama të thyer dhe një lojtar në gjendje kome pas ndeshjes Gramozi-Laçi. “Miqtë” marrin tri pikët ashtu sikundër edhe Dinamo në Tiranë. Barazim në Fier. Ka nisur si një takim normal mes dy skuadrash të Kategorisë Superiore por ka përfunduar mes breshërish gurësh, sendesh të forta, thyerje xhamash dhe madje lojtarësh që kanë përfunduar në spital. Arsyeja: sipas vendasve ka ardhur nga gjykimi i gabuar i tersnës arbitrale ndërsa sipas “miqëve” nga irritimi i pashoq i tifozëve kolonjarë. Përfundimisht, Laçi fiton ndeshjen, një futbollist i klubit kurbinas, Jetmir Nino ka rrezikuar jetën ndërsa Gramozi pritet të kalojë sërish për këtë sezon në gijotinën e Komisionit të Disiplinës së FSHF-së.
Irritimi i vendasdve ka ardhur pas një penalltile sipas tyre të padhënë nga arbitri Kridens Meta. Pak minuta më vonë Laçi shënon dhe “inati” i tifozëve kaloi çdo kufi. Tetë minuta shtesë sollën sërish një gol të laçianëve dhe golin e nderit të vendasve. Menjëherë pas përfundimit të takimit në fushën e lojës kanë përfundur sende te forta, bidonë, shishe, gurë, stola të stadiumit të hedhuar nga tifozët vendas. Irritimi i kolonjarëve ndaj arbitrave më së shumti ka qenë aq i madh sa këta të funidt dhe skuadra laçiane ka qëndruar më shumë se 1 orë në dhomat e zhveshjes pa mundur që të dalin jashtë. Tifozët kanë thyer xhama të manikës së policisë por edhe të autobuzit të Gramozit me të cilën u detyruan që të largoheshin nga Erseka, skuadra e Laçit.
Ndërsa ka rrezikuar jetën, Jetmir Nino. Futbollisti i Laçit është goditur me grushta e shkelma nga disa futbollistë të Gramozit në hyrje të dhomave të zhveshjes duke përfundur në spital në gjendje kome. Pas një shkëmbi fjalësh mes Ninos dhe futbollistit të Gramozit, Hyseni, ky i fundit nuk ka kursyer grushtat për të. Pas kosovarit në breshëri njëri pas tjetrit kanë qëlluar lojtarin e Laçit edhe disa futbollistë të tjerë të skuadrës vendase. Nino ëhstë dërguar me ambulancë menjëherë në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mjekëve ai ka qenë në gjendje kome dhe është dashur menjëherë ndërhyrja e këtyre të fundit për ta risjellë në vete.
Laçi ka qenë i detyruar të largohet nga Erseka me autobuzin e Gramozit nga frika e furisë së gurëve që mund të vinin nga tifoizeria vendase. E megjithatë, tifozeria kolonjare nuk ka kursyer edhe automjetin e tyre, duke thyer një nga xhamat. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, duke menduar se në autobuz janë edhe arbitrat tifozët ia kanë behur drejt autobuzit të tyre. Ndërsa askush nuk i dha shpjegim dëmtimit të ambulancës që ndodhej në afërsi të stadiumit. Kolonjarët akuzojnë lojtarët e Laçit se në shenjë hakmarrje i thyen xhamat, ndërsa kurbinasit mohojnë me forcë duke thënë se ishin tifozët vendës ata që shkatërruan makinën e urgjencës.
Në dy takimet e tjera të kësaj jave Dinamo ka fitur sërish, por edhe këtë herë mes polemikash të shumta duke shtuar diferencën me ndjekësit më të afërt. Një pozicion jashtë loje i padhënë nga arbitri ka sjellë edhe golin e Bluve të kryeqytetit. Ndërsa në Fier Vllaznia nuk ka munudr të marrë tri pikë të plota pasi pati kaluar e para në avantazh me anë të Elvin Beqirit.