E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te salloni i Sofise - Ajo që mbetet pas moralit (eshte e zonja e fotos)

 

Brunja e Sallonit të Sofisë është tip më vete. Ka vetëm gjashtë muaj në këtë sallon dhe deri tani ka shpërndarë tridhjetë e ca CV dhe kërkesa për punë. Ajo do të bëhet shefe e parukiereve në ndonjë sallon të madh, ose do të merret me rubrikën e modës në ndonjë revistë të madhe që del në Tiranë, të administrojë projektet e Sorosit për parukieret e dhunuara apo kushedi se çfarë. Ndonjëherë kur flet më shumë se gjashtë fjali, fillon dhe të thotë se do të japë dorëheqjen dhe nis ca reflektime për moralin
Por fakti që mund të mbetet trokë, -qoftë dhe për një muaj, - është shumë më i frikshëm sesa të ngrysë gjithë jetën duke larë kokat e klientëve. Pasi ke  kaluar pragun e Sofies, të del përpara me një kordele me fjongo në kokë. Gishtat e saj më shumë ngjajnë me pendët e një palloi. Janë gjithnjë të mbushur me xixa dhe ngjyra dhe përparësen e ka gjithnjë të ndotur me ndonjë njollë bojë nga ato të flokëve.
Nga ke humbur kështu?- të thotë
Po ja, - çfarë ti bësh punëve,- mundohesh ta heqësh qafe me një të qeshur.
O sigurisht duhet të kesh shumë punë. Më thuaj çmendon për lajmet e sotme, - goxha surprizë nuk të duket. Dhe bëri një të tundur të kokës nga gazeta që kisha në krah.
O zot për çfarë të ketë fjalën?
Duhet të pranojmë që ishte një lajm goxha pozitiv për ne femrat. (ndërkohë hodhe një sy përreth ku rrihte kjo vallë).
Brunja pohoi seriozisht me kokë sikur ato që the kishin rëndësi jetike për të. Ndërkohë i premtove vetes që sot e tutje do të shihje të gjitha edicionet e lajmeve.
Jam në një mendje me ty i the me në fund,- nuk ishte lajm i mirë. Sigurisht që të gjithë e prisnin një gjë të tillë.
E kape, gratë e sallonit duket se ishin të kënaqura më në fund që kishin marrë vesh një gjë për së mbari nga fillimi deri në fund.  Kur e ka bërë (seks dmth) Edi Rama, me kë e ka bërë, sa herë e ka bërë dhe si e ka bërë dhe pse e ka bërë. Ishte si ato lajmet me më shumë se dy burime që më fund ju përgjigjej dhe pesë pyetjeve kyçe.
Thua që ti ketë bërë të gjitha?  Le të flasim si femra me femrën. Po ajo e fotos kush ishte? Me erdhi gjynah vetëm për atë vajzën e fotografisë nudo. Ngjante si e jeshilosur dhe ato flokët i kishte të ngjitur si eshke mbas koke. Pa le goja e saj, të kallte datën, - brunja dukej krejt e ndezur dhe digjej nga dëshira për të marrë vesh. Pyete veten, në mos dhe ti po digjeshe nga dëshira për të treguar.
Gjynah e shkreta, vetëm asaj nuk i përmendën emrin. Kujtuan gruan, Rudinën edhe ...Dashin vetëm atë jo që jo. E të mendosh që gjithë këta të tjerët i kemi parë të veshur - vazhdonte brunja duke shprehur solidaritetin e saj femëror për "viktimën".
E të mendosh që nuk e dinte se do ta shihte gjithë dynjaja. Ti i ke parë dhe fotografitë, po ashtu e zhveshur si dukej. A e kishte njërin gjoks më të madh se tjetrin siç e kanë të gjitha femrat. Po këmbët me pika pas depilimit a i bëheshin, - vazhdonte brunja
Po ç'janë këto njerëz xhanëm. Sa s'po të përgjërohej që ti tregoje.
Lere tani. Ata të dy nuk dalin më bashkë  - i tha Sofia dhe u rek të dukej sa më shpërfillëse. Pastaj ajo është një vajzë mendjehapur.
Aha e kuptova  …. Ai nuk dëshironte të bënte seks para martese me të se është njeri publik, prandaj u ndanë - ta brunja. Po kush është ajo xhanëm, - i thotë Sofia duke u hedhur drejt e në thelbin e çështjes
Ndonjëherë mendon që brunja ka një dërrasë mangët.
Ah Sofia,  Delina Fico mori këtu në këtë numër?- thotë brunja.
Dreqi ta hajë, e çfarë tha, - pyeti Sofia, - i the që këtu nuk ka gra të dhunuara nga burrat…Po ti ç'i the?
 E çka këtu për t'u habitur?, - pyeti brunja , kliente është si gjithë të tjerat. athu kish dëgjuar ndonjëherë për teorinë e probabilitetit.

Pas Sofies
Në shtëpi u ktheve tepër vonë. Ishe fill e vetme. Fillikat në mendimet e tua, gjë që të themi të drejtën, nuk e duron dot. Kape vetëm pjesën e lajmeve nga bota, që fillonte me ditën e falënderimeve.
Faleminderit për çfarë. Faleminderit që bën një punë që e do dhe paguhet goxha mirë? Jetojmë në kohë, kur të bësh një punë që nuk e do dhe që nuk paguhet mirë është gati  privilegj.
Faleminderit për çfarë ? Për familjen, se ke një familje të bukur.
Faleminderit për çfarë? Se familjarët e tu janë mirë dhe kur ata janë mirë, ndihesh mirë edhe ti.
Faleminderit për çfarë? Se nuk të ka zënë ende gripi i derrit, edhe pse dole në miting.
Faleminderit, për çfarë?  Sepse nuk merresh me politikë.
Në fund të fundit, faleminderit që fati të ka trajtuar kështu. Uroj që dhe juve t'iu trajtojë me po aq dashuri deri javën tjetër….....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›