Meta: Ankesat për zgjedhjet, PS të drejtohet në gjykatë
Autori i Lajmit: S.T
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, i sugjeron liderit të opozitës Edi Rama që të pranojë zgjidhjen e ofruar nga kryeministri Sali Berisha, për listimin e kërkesave për sa i përket standardeve të zgjedhjeve. “Jam shumë dakord me propozimin që ka bërë Berisha. Opozita të listojë gjithë pretendimet e saj. Dhe për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me raportet mes opozitës dhe mazhorancës, të diskutohet dhe t`i jepet zgjidhje me vullnetin më të mirë. Çështja e gjykatave nuk është dhe nuk mund të jetë çështje e mazhorancës dhe e opozitës. Çështjet e gjykatave janë çështje të gjykatave, ka nivele të tjera të gjykatave të cilave mund t`u drejtohet kushdo që ka probleme ose mund ti drejtohet dhe Prokurorisë në rast se ka fakte për manipulime apo për cenime të procesit zgjedhor”, - deklaroi Meta. Ai shtoi se në gjithë ëktë situatë nuk kemi të vëjmë për hapje të plotë apo të pjesshme të kutive por kemi të bëjmë me një çështje që lidhet me zbatimin e Kushtetutës dhe parimeve të saj dhe të respektimit të vendimeve që Gjykata Kushtetuese ka dhënë në të kaluarën për sa i takon objektit të komisioneve hetimore parlamentare. Më tej, ministri i Jashtëm deklaroi se opozita nuk duhet të ushtrojë presion mbi presidentin Topi, i cili sipas tij po lëviz në drejtimin e duhur për të gjetur një zgjidhje. “Natyrisht, nuk mendoj që çdo gjë varet vetëm nga Presidenti. Duhet pjekuri nga të gjithë, aq më tepër kur vihet re që ka tendenca për të bërë presione të panevojshme dhe jashtë etikës ndaj Presidentit, të cilat nuk munguan as në ditën e Shën Valentinit”,- vijoi Meta.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010