Shqipëri-Rusi, kërkohet forcimi i bashkëpunimi
23/04/2010 Marrëdhëniet dypalëshe
Kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë, Leonid Grigorievich Abramov, gjatë takimit të djeshëm kanë vënë theksin në nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve. Në këtë takim, zhvilluar me rastin e marrjes së detyrës të përfaqësuesit të Moskës zyrtare në Tiranë, Berisha dhe Abramov ripohuan pozicionin e të dy qeverive për të zgjeruar shkëmbimet ekonomiko-tregtare e kulturore ndërmjet të dy vendeve, në veçanti nxitjen e investimeve ruse, për të eksploruar potencialet që ofron Shqipëria në shumë fusha, si ajo e prodhimit dhe infrastrukturave të rëndësishme të energjisë, në fushën e bujqësisë, turizmit, etj., në dobi të interesit të të dy vendeve. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, në këtë takim u ripohua niveli i mirë i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi i suksesshëm në fusha të ndryshme, si në fushën e arsimit, dhe u ritheksua vendosmëria e të dy qeverive për të intensifikuar dialogun dhe kontaktet politike midis dy vendeve. Nga ana e tij, shefi i ekzekutivit shqiptar ka vënë theksin në zhvillimet ekonomike në Shqipëri, si dhe në rolin dhe kontributin e Qeverisë shqiptare për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.