Meta: Bashkim në 09, Rama të lërë Berishën
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një intervistë dhënë dje, ka përcjellë për herë të dytë impulse pozitive në drejtim të kryetarit të PS-së, Edi Rama, për një bashkëpunim më të fortë dhe më kompakt brenda opozitës. Meta është shprehur për këtë çështje se “ne besojmë se bashkëpunimi brenda opozitës është jo vetëm i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm për të garantuar, në radhë të parë, bllokimin e revanshit uzurpator të kryeministrit Berisha ndaj gjithë institucioneve, e në veçanti një sukses në luftën e opozitës kundër këtij korrupsioni të jashtëzakonshëm që përfaqëson qeverisja aktuale”. Për sa i përket një koalicioni të mundshëm të LSI dhe forcave të tjera të majta me PS dhe Ramën, për zgjedhjet e ardhshme të 2009-ës, ai tha se “nuk e kemi përjashtuar asnjëherë reflektimin e PS-së dhe bashkimin e saj me këtë koalicion. Pasi duket qartë se PS-ja humbi mundësinë për të pasur lidershipin e një koalicioni të gjerë opozitar, sepse e kishte këtë mundësi dhe jo vetëm që braktisi dhe e shkeli marrëveshjen e koalicionit, por praktikisht shërbeu si nënkontraktor i Sali Berishës”.
Z. Meta, si e shikoni mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Socialiste tashmë edhe me kushtet që ju i keni paraqitur?
Ne besojmë se bashkëpunimi brenda opozitës është jo vetëm i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm për të garantuar, në radhë të parë, bllokimin e revanshit uzurpator të kryeministrit Berisha ndaj gjithë institucioneve, e në veçanti një sukses në luftën e opozitës kundër këtij korrupsioni të jashtëzakonshëm që përfaqëson qeverisja aktuale. Njëkohësisht, edhe për sa i takon fitores në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2009. Por, sikurse dihet, ka qenë lidershipi i PS-së që në mënyrë të njëanshme, jo vetëm ka shkelur marrëveshjen e pesë partive opozitare, por njëkohësisht ka hyrë në marrëdhënie flagrante do të thosha, të cilat cenojnë jo vetëm funksionimin e institucioneve demokratike në vend, të cilat cenuan rëndë Kushtetutën e vendit dhe gjithë thelbin demokratik të saj që bazohej në ndarjen dhe balancat midis pushteteve, por njëkohësisht edhe për sa i takon deformimit të procesit të ardhshëm zgjedhor në vend. Në këto kushte kuptohet kur PS-ja bashkëpunimin brenda opozitës e ka zëvendësuar me një bashkëpunim krerësh me Partinë Demokratike, në funksion jo të fuqizimit të opozitës, por të dobësimit të saj, dhe pa dyshim, mendoj se të gjitha premisat për një bashkëpunim varen kryekëput nga distancimi i këtyre lidhjeve aspak transparente dhe principiale, midis Ramës dhe Berishës, dhe rikthimin e PS-së në pozicionin e një opozite parimore, e cila është e ndërgjegjshme që vetëm duke bashkëpunuar me forcat e opozitës mund të imponojë një bashkëpunim të dobishëm edhe me mazhorancën për sa i takon garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 2009.
Z. Meta, një nga reformat më të rëndësishme për arritjen e disa standardeve të kërkuara është ai i Reformës Zgjedhore. Sikurse dihet tashmë, kjo reformë është shtyrë për disa herë radhazi dhe, nëse nuk arrihet kalimi i këtij kodi të ri në sesionin parlamentar të ardhshëm, a do të jetë LSI-ja pjesë e reformave të tjera?
Deri tani nuk shikoj ndonjë reformë që është realizuar në vend. Përkundrazi, kemi pseudoreforma apo antireforma. Antireforma më e madhe është dhunimi i Kushtetutës më 21 prill, dhe pasojë e kësaj antireforme janë ato ndodhira të papëlqyera në Parlament ku mazhoranca, për fat të keq, edhe me bashkëpunimin e një pjese të opozitës, është përpjekur të kufizojë kompetencat kushtetuese të Presidentit përmes ndryshimeve të rregullores së Parlamentit. Njëkohësisht, kemi shumë produkte apo nënprodukte të tjera, të cilat jo vetëm që nuk sjellin progres apo përparime në fusha të caktuara, por përkundrazi, kthehen edhe në një rrezik për të mirën publike. Këtu kam parasysh bashkëpunimin PS-PD në ndryshimin e ligjit për sportin, ku qëllimi kryesor ishte për të legalizuar ato veprime të paligjshme të ndërmarra më parë dhe që synohet të bëhen në të ardhmen, ku duken qartë interesat e biznesit të ndërtimit që qëndron pas krerëve të PD-së dhe PS-së në dëm të interesit publik, duke sjellë zëvendësimin e komplekseve shumë të mëdha dhe të njohura sportive me ndërtime dhe beton, apo me kulla deri në 22 apo 33 kate në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Kjo tregon që nuk ka pasur asnjë vullnet për t u zhvilluar reforma në interes të integrimit evropian të vendit apo në NATO, por thjesht në një ortakëri në kapjen e shtetit, të institucioneve dhe realizimin e interesave të dyshimta ekonomike që dëmtojnë interesat publike. Mendoj se gjithçka po qartësohet, dhe gjithnjë edhe më shumë nga kjo marrëveshje Rama-Berisha, paraqitur si një imperativë për momentin që kalonte vendi, ka të bëjë me një aferë të madhe që nga mbyllja e çështjes së tragjedisë së Gërdecit edhe deri tek kthimi i një Gërdeci urbanistik edhe të këtyre terreneve sportive apo sipërfaqeve të gjelbra që kanë mbetur në kryeqytet apo në zonat e tjera të vendit.
Z. Meta, nëse nuk ka një afrim të LSI-së me PS-në, pra nëse nuk mund të arrihet në një marrëveshje mes partive të majta, kjo do të thotë që LSI-ja do të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme?
LSI-ja e ka bërë të qartë se ajo ka nisur përgatitjet e saj për zgjedhjet e ardhshme ku do të bashkëpunojë me të gjitha forcat dhe faktorët politikë apo socialë dhe grupet e shoqërisë civile që e ndiejnë si të domosdoshme dhe si një detyrë qytetare që kanë të bëjnë me frenimin e uzurpimit të gjithë jetës politike, institucionale dhe ekonomike nga një kastë dypartiake, e cila fillon që nga përjashtimi i vendimmarrjes së shumicës së shqiptarëve për të drejtat e tyre më themelore. Në këtë drejtim, ky koalicion i ri që ne do ta afirmojmë së afërmi, pa dyshim, do të synojë për të qenë koalicioni fitues i zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në vend, dhe kjo është e vetmja rrugë dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin vërtet nga një kastë, e cila nuk ka asnjë ndjenjë, jo përgjegjësi, por as keqardhje për këtë gjendje dramatike ku është zhytur shumica e popullsisë.
Këtu nuk përjashtohet as Partia Socialiste?
Nuk e kemi përjashtuar asnjëherë reflektimin e PS-së dhe bashkimin e saj me këtë koalicion. Pasi duket qartë se PS-ja humbi mundësinë për të pasur lidershipin e një koalicioni të gjerë opozitar, sepse e kishte këtë mundësi dhe jo vetëm që braktisi dhe e shkeli marrëveshjen e koalicionit, por praktikisht shërbeu si nënkontraktor i Sali Berishës në disa nga operacionet më antidemokratike që ndodhën në vend, ku kulmi ka qenë ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës më 21 prill.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008