Demokristianët sulme përsëri qeverisë dhe Kryetares së Kuvendit, Topalli
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Demokristianët kanë akuzuar dje, nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar, Ndue Shpani, qeverinë shqiptare për reformat e ndërmara. Shpani ka shprehur shqetësimin e demokristianëve për reformat e rëndësishme, duke filluar nga ajo zgjedhore, dënimi i krimeve të komunizmit dhe hapja e dosjeve. Ai gjithashtu ka akuzuar Kuvendin e Shqipërisë për mbarëvajtjen e punës në sesionin e kaluar. Shpani tha se jemi të shqetësuar me bllokimin e reformave kryesore dhe e konsideron dështim të Kuvendit dhe të forcave kryesore politike shtyrjen e Reformës Zgjedhore, të Reformës në Drejtësi dhe të ligjit për dënimin e krimeve të komunizmit dhe hapjen e dosjeve për sesionin e ardhshëm parlamentar. “Ne gjykojmë se vonesa në kryerjen e reformave kryesore në vend dëmton rëndë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO, që janë angazhimi ynë kryesor”.
Punimet e Kuvendit degjeneruan në konflikte skandaloze
Gjatë legjistlaturës së kaluar, pavarësisht bilancit propogandistik për sukseset e Kuvendit, pati një mungesë të theksuar vullneti politik për kryerjen e reformave më të rëndësishme, ndërkohë që u shfaqen tencenca të rrezikshme për deformimin e reformave nëpërmjet pazareve politike, apo përpjekjeve për të kufizuar pavarësisë e institucioneve të pavarura kushtetuese. Vëmë re me shqetësim se gjatë sesionit të kaluar Kuvendi u përfshi në konflikte të panevojshme me institucionet e tjera kushtetuese, ndërkohë që shpesh seancat parlamentare u degraduan në konflikte skandaloze që dëmtuan rëndë imazhin e Kuvendit të Shqipërisë në publik dhe tek partnerët tanë ndërkombëtarë. Një nga aktet më të dënueshme ishte përzënia nga salla e Kuvendit e diplomatëve të vendeve mike, gjatë seancës, kur raportonte në Kuvend, Prokuroja e Përgjithshme, zonja Ina Rama. I vetmi kompromis i arritur midis një pjese të maxhorancës dhe një pjese të opozitës, gjatë sesionit të kaluar parlamentar, ishin ndryshimet që iu bënë Kushtetutës së Shqipërisë dhe, për fat të keq, këto ndryshime u bënë në dëm të institucionit të Presidentit të Republikës. Eshtë hera e parë në këto vite të pluralizmit politik që partnerët tanë kryesorë ndërkombëtarë vënë në dyshim besueshmërinë e Kuvendit dhe diplomatët e rëndësishëm të vendeve mike paralajmërojnë se Shqipëria po bën hapa mbrapa duke rrezikuar anëtarësimin e plotë në NATO.
Shqetësimet e ambasadorit të SHBA dhe OSBE
Duke vlerësuar me seriozitet situatën e rëndë të krijuar, u kërkojmë forcave kryesore politike parlamentare dhe në veçanti partive pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës të reflektojnë me përgjegjësi për situatën e krijuar, të forcojnë dialogun politik midis tyre dhe të shprehin angazhimin dhe vullnetin politik për të ecur me vendosmëri në rrugën e reformave, që mbyllin ciklin e zymtë të reformave gjysmake dhe konflikeve politike, të cilat e kanë mbajtur peng vendin gjatë gjithë këtyre viteve. Gjykojmë se është e papranushme që Reforma Zgjedhore të shtyhet pambarimisht, duke pritur që të afrojë afati i zgjedhjeve të reja, që gjithçka pastaj të kryhet me nxitim dhe në dëm të standardeve të ligjit të ri zgjedhor, të pluralizmit politik dhe të lirive politike të qytetarëve. Ne kemi dënuar dhe dënojmë kryerjen e kësaj reforme në mungesë të plotë transparence nga individë që edhe në proceset e kaluara zgjedhore janë të implikuar në manipulimin e zgjedhjeve. Gjithashtu, ne gjykojmë se hezitimi për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të pastruar politikën dhe institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar nga eksponentët e diktaturës dhe ish- bashkëpunëtorët e policisë sekrete komuniste, shpreh shkallën e implikimit të segmenteve të caktuara të politikës dhe të superstrukturës shtetërore me të shkuarën dhe përbën pengesën kryesore për funksionimin normal të shtetit dhe të demokracisë në Shqipëri. Duke ndarë të njëjtin shqetësim me partnerët dhe miqtë tanë perëndimorë, në veçanti me aleaten dhe miken tonë të madhe, SHBA-në, kërkojmë që të mblidhet tryeza e koalicionit të partive të maxhorancës ku të diskutohen dhe të përcaktohen angazhime dhe afate konkrete për kryerjen e reformave më të rëndësishme që të përmbushim me sukses premtimet që i bëmë elektoratit shqiptar tre vite më parë, por edhe angazhimet që kemi marrë para institucioneve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, - përfundoi kryetari i Grupit Parlamentar Demokristian.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008