Transplanti i veshkave
Autori i Lajmit: red.
Mjekët shqiptarë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT), kanë realizuar me sukses ditët e fundit operacionin e dytë të transplantit të veshkave në Klinikën Universitare të Barit (Itali), ndërkohë që operacioni i tretë do të kryhet brenda muajit të ardhshëm. "Falë programit INTERREG III, pas transplantit të dytë, është vendosur që në muajin shtator të niset për në Bari (Itali ) çifti i tretë i pacientëve, ku dhe do të kryejnë analizat e kompatibilitetit", - konfirmoi drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia. Duke e vlerësuar ecurinë e projektit INTERREG III, të suksesshëm, Spahia tha se sapo të mbarojnë tre transplantet e planifikuara në Itali dhe ekipi i mjekëve italianë të vijë në Shqipëri, këto ndërhyrje do të realizohen në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. "Jemi optimistë për zhvendosjen e shpejtë të këtyre ndërhyrjeve në sallat operative shqiptare. Në QSUT Laboratori Imunologjik është kompletuar, ndërsa salla operative është drejt përfundimit",- u shpreh ai. Transplanti i parë renal u konkretizua në fillim të vitit nga një ekip i kombinuar mjekësh shqiptarë dhe italianë, nën drejtimin e mjekëve italianë, prof. Selvaggios dhe Bataglias. Në operacion kanë marrë pjesë dhe një ekip i gjerë mjekësh (13) nga Shqipëria, me praninë e prof. Mustafa Xhani, Nestor Thereska, Sulejman Kodra, kryesuar nga dr. Bardh Spahia. Kryerja e transplantit bëhet në vazhdën e një projekti ambicioz midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Rajonit të Pulias (Itali), nëpërmjet të cilit synohet që së afërmi ky operacion mjaft i vështirë të kryhet edhe në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza” në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e QSUT- së po i japin mbështetjen maksimale nëpërmjet koordinimit, asistencës dhe përshtatjes së ambienteve të strukturave spitalore shqiptare, sipas standardeve evropiane edhe me ndërtimin e Bllokut të Ri Operator në klinikën e Urologjisë në QSUT, ku arritjet e mjekësisë shqiptare po bëhen më të prekshme në shërbim të pacientëve shqiptarë. Aktualisht, në vendin tonë 150- 180 pacientë i nënshtrohen dializës, pasi vuajnë nga sëmundja e veshkave.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008