E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitet privat për Infermieri dhe Mësuesi

Autori i Lajmit: red.
Këtë vit akademik në qytetin e Burrelit do të çelet një universitet privat. Dje qeveria vendosi për licencimin e institucionit të arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, i cili do të ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Burrelit. Ky universitet do të ketë dy fakultete: Fakulteti i Infermierisë, me programin e studimit, në formën e studimit me kohë të plotë, “Infermier i përgjithshëm” (3 vite akademike) si dhe Fakulteti i Mësuesisë, me programin e studimit, në formën e studimit me kohë të plotë, “Mësues i ciklit të ulët” (3 vite akademike). Institucioni i arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, do të ofrojë programe studimi të ciklit të parë, të cilat do të zgjasin 3 vite akademike dhe, në përfundim të studimeve, do të lëshojë diplomën e nivelit të parë, në fushën e arsimit të kryer. Në vendim thuhet se ngarkohet institucioni i arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga një personel akademik i huaj, me kualifikimin e nevojshëm. Institucioni i arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, do ta fillojë veprimtarinë mësimore, për programet e studimit, pasi të ketë marrë lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe i Shkencës, por jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik. Sipas ligjit, ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni përmbush angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim. Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Edhe institucioni i arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, duhet t i nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara ligjore. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›